Presidenti i ri i Greqisë, Mitsotakis mes dy kandidatëve/ Kush është favoriti

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se ka përzgjedhur dy emra si kandidatë për Presidentin e ri të Greqisë.

Sipas mediave greke, Katerina Sakellaropoulou dhe Evangelos Venizelos  janë kandidatët e preferuar të Mitsotakis.

Sipas informacioneve të transmetuara nga Mega, më i favorizuari për momentin është Evangelos Venizelos.

Kujtohet se të mërkurën e ardhshme, më 17 janar, Mitsotakis do të informojë për vendimin e tij Katerina Sakellaropoulou gjatë takimit që do të kenë në Pallatin Presidencial ./    S.M