Shifrat/ Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mungesë të transportit gjithëpërfshirës publik, shqiptarët vazhdojnë të blejnë vetura për të siguruar lëvizjet e tyre. Numri total i mjeteve aktive është rreth 900 mijë ndërsa edhe në vitin 2024 ka pasur trend blerjesh.

Me gjithë përpjekjet e qeverisë për të kufizuar blerjen e mjeteve të vjetra që shkaktojnë ndotjen më të lartë në mjedis, shqiptarët kanë blerë vitin që lamë pas rreth 45 mijë mjete me vjetërsi nga 9 deri në 15 vite, ndërsa gati 22 mijë mjete kanë qenë më të vjetra se 15 vite.

Nga totali vetëm 8% e mjeteve janë me pak se 8 vite të vjetra nga data e prodhimit.

99 mijë e 400 mjete janë regjistruar për herë të parë në vitin 2024 prej të cilave 79% janë nga individë dhe vetëm 21% nga subjekte.

19% e mjeteve janë importuar nga Republika Koreane ndërsa nga Italia e Gjermania nga 18% e secilit shtet e totalit të mjeteve e kanë këtë orgjinë importi.

Sipas analizës së të dhënave rezulton se shqiptarët preferojnë automjete me cilindër nga 1.5 deri në 2 mijë kubik duke pasur në treg mbi 300 mijë të tilla ndërsa me cilindër mbi 2 mijë kubik janë më pak se 200 mijë makina.

Ajo që bie në sy është se shqiptarët janë të shtrirë në të gjithë botën pasi kanë sjell në vend automjete nga 80 shtete të botës përfshirë këtu vende si Oman, Bahrain, Kuvajt, Hong Kong, Gana, Rusia e India.

Ndër 99 mijë mjetet mbi 63 mijë kanë lëndë djegëse naftë dhe vetëm 3100 janë elektrike./  S,M

Të fundit

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

Lajme të tjera

Web TV