Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Kishës së Laçit, ku një automjet tip Porsche ka dalë nga rruga dhe është përplasur pranë një ndërtese.
Automjeti drejtohej nga shtetasi E.Ç, ndërsa pasagjerja ishte një shtetase angleze, D.S., 26 vjeçe.
Të dy personat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./kb