48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dilvin Yasa  

Për ata që nuk janë të familjarizuar, Tirana ka gjithçka çfarë ju duhet për një arratisje perfekte europiane. Trashëgiminë e saj osmane, atë të periudhës së komunizmit, gastronomi dhe jetë nate, shkruan Dilvin Yasa në një artikull të botuar në të përditshmen australiane ‘Escape’.

Afërsia me qytetet spektakolare që ndodhen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një tjetër avantazh. Brenda pak orësh me makinë mund të arrini në destinacione të njohura si qyteti me kështjellë i Krujës apo qyteti i Beratit. Ndërkohë, riviera e mahnitshme shqiptare është fare pranë, dhe për ata që kërkojnë një qytet turistik klasik, vetëm 30 minuta larg ndodhet Durrësi.

Shtojmë këtu edhe mungesën e turmave gjatë sezonit të verës dhe çmime të përballueshme, që e bëjnë Tiranën një mundësi të shkëlqyer evropiane. Por si është e mundur që Tirana dhe Shqipëria në tërësi të kenë mbetur “jashtë radarit” për kaq gjatë? Është një pyetje që do t’ju shoqërojë teksa eksploroni itinerarin e mëposhtëm.

Dita 1: Mëngjes

Filloni ditën me një shëtitje në sheshin Skënderbej, zemra e qytetit. Mund t’i bëni homazhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me statujën e tij madhështore mbi kalë, por arsyeja kryesore për të qenë këtu është murali socialist mbi Muzeun Historik Kombëtar. Pasi të shijoni pamjen, vizitoni Xhaminë e Et’hem Beut, një xhami e ndërtuar në fund të shekullit të 18-të. Edhe pse nuk ka madhështinë e Xhamisë Blu të Stambollit, është monumenti i vetëm fetar që i mbijetoi komunizmit dhe është restauruar në mënyrë të shkëlqyer.

Afër ndodhet Kalaja e Tiranës, një vend i epokës bizantine, brenda së cilës ndodhen restorante, kafene dhe dyqane artizanale. Për drekë, sugjerohet restoranti Tartuf Shop, i specializuar në gatime me tartuf, me çmime tepër të arsyeshme. Mos harroni një ekspres në Rrugën Murat Toptani, një rrugë pedonale e bukur, e mbushur me pemë.

Lexo edhe :  Pas Metës, Berisha sfidon sërish drejtësinë, gati të kandidojë për deputet Malltezin

Dita 1: Pasdite

Rezistojini tundimit për të vizituar Piramidën e Tiranës – struktura është më pak mbresëlënëse se vetë emri i saj. Në vend të saj, vizitoni Muzeun e Mbikëqyrjes Sekrete, të njohur si “Shtëpia e Gjetheve”, një muze që dokumenton epokën e survejimit gjatë komunizmit.

Më pas ndaloni te Bunk’Art 2, një bunker bërthamor i kthyer në muze që tregon historinë e dhimbshme të terrorit komunist. Nëse e ndjeni se mund të përballoni më shumë, Bunk’Art 1 është gjithashtu një opsion, edhe pse për shumë është një përvojë intensive për një ditë të vetme.

Dita 2: Mëngjes

Parku i Madh i Tiranës është një vend ideal për të nisur ditën me liqenin e tij artificial dhe kafenetë buzë tij. Megjithatë, për një përvojë më mbresëlënëse, merrni teleferikun Dajti Ekspres, i cili është më i gjati në Ballkan (4.7 km). Udhëtimi me teleferik ju çon në malin e Dajtit, ku mund të bëni shëtitje, të eksploroni natyrën ose thjesht të relaksoheni në një nga baret e zonës.

Dita 2: Pasdite

Pas një mëngjesi aktiv, drejtohuni në restorantin Era në ish-Bllok, ku do të gjeni gatime tradicionale të shijshme dhe një atmosferë të ngrohtë. Mos lini pa provuar pudingun e famshëm të orizit.

Pasi të keni ngrënë, bëni një shëtitje në zonën e Bllokut, një lagje e njohur për historinë dhe energjinë e saj. Ndërsa jeni aty, ndaloni për një pije në Radio Bar, përpara se të eksploroni lagjen Pazari i Ri. Këtu do të gjeni suvenire, produkte artizanale dhe një atmosferë unike të tregut tradicional./ Escape

Të fundit

Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, komentoi në Kuvend listën...

Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një temë diskutimi pasi goli i...

Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të verës, konjakut dhe alkoolit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian. Ky...

Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025

Nga Alba Malltezi Partitë shqiptare që do të konkurrojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit shpallën listat e tyre me kandidatët për deputetë. Ashtu...

Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa prej çështjeve të rëndësishme, përfshi...

Lajme të tjera

Web TV