Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha. Në një vendim të gjatë, Kushtetuesja argumenton arsyet pse u rrëzua kërkesa e Malltezit, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimeve arrest me burg dhe arrest shtëpie që janë caktuar ndaj tij në dosjen e aferës Partizani.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese
93. Për sa i përket kriterit të proporcionalitetit, Gjykata do të analizojë në vijim aspektet e nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë së masës në raport me parashikimet e neneve 228 e vijues të KPP-së. Në gjykimin kushtetues lidhur me nevojën e ndërhyrjes mbi të drejtat kushtetuese të kërkuesit, Gjykata analizon fillimisht nëse masat konkrete të sigurimit të vendosura ndaj kërkuesit janë të nevojshme për të realizuar qëllimin e ligjshëm të mbarëvajtjes së procedimit penal në kuadër të të cilit ato janë vendosur. Më tej, Gjykata vlerëson nëse masat e vendosura janë të përshtatshme për të realizuar këtë qëllim. Së fundi, Gjykata vlerëson nëse qëllimi i ligjshëm i mbarëvajtjes së procedimit penal mund të arrihej me vendosjen e masave më pak të ashpra. Në këtë kontekst, Gjykata ka theksuar se, bazuar në parimin e subsidiaritetit, u takon gjykatave të juridiksionit të zakonshëm që përveç zbatimit të ligjit material dhe procedural penal, të mbajnë parasysh edhe jurisprudencën e Gjykatës dhe të GJEDNJ-së (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese)./K.K