‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas tij, prezenca e Ilir Metës në listat e mbyllura është tallëse dhe absurde në kushtet në të cilat ai ndodhet.

“Zakonisht bëjmë një non sense me veten tonë dhe i mbushim mendjen vetes që po flasim për një princip, një projekt, një parti. Gjëja më e pavlefshme është që të flasësh për parime, teori, teza në PD. Që të flasësh për këtë gjë je në boshllëk sepse është një vend që nuk ka asnjë lloj parimi, principi, dobie ekonomike, sociale dhe aq më pak mua më krijon një lloj kotësie kur mendoj që PD qe konservatore, paska qenë ndonjëherë konservatore,qenka e djathtë.

Principin e Berishës dhe të PD i kemi fantazama sepse realisht nuk ekzistojnë. Më shumë e ul besimi i qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe fakti që Sali Berisha guxon, është një krim që bën kundër qytetarëve të vet. Vetë SHBA dhe Britania e Madhe thotë që nëse ka një grup politik që udhëhiqet nga PD nuk e mbështesim. Ti i thua prapë këtyre njerëzve që do ju udhëheq prapë si antiamerikanë, nuk ka logjikë. Berisha në listat e mbyllura ka vënë Ilir Metën. Ai është i burgosur. Nuk jemi në situatën e viteve të errëta ku dikush ishte jashtë vendit dhe shënohej në listë, kjo është absurde dhe të tallesh.” /e.t

Të fundit

Pamje fantastike/ Hëna e plotë dhuron “show” në Stamboll

Hëna e plotë ka paraqitur pamje mahnitëse mbi objektet simbol të Stambollit në Turqisë. Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Hëna...

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me...

Spiropali vendos për seancën e fundit para zgjedhjeve, rendi i saj dhe kur do mbahet

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit...

Nga vera në dimër! Rrebeshe dhe dëborë, si do të ndryshojë moti 5 ditët e ardhshme?

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Lista e hapur është PD-ja e vërtetë

Nga Ben Andoni Primaret që u mbështetën nga të gjithë zërat qoftë afër, pranë por edhe më të paangazhuarit e PD-së treguan se ishin një...

Lajme të tjera

Web TV