Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ben Andoni

Javët po largohen me shpejtësi dhe zgjedhjet e Majit janë gjithnjë e më afër. Intensifikimi i përpjekjeve të opozitës dhe maxhorancës prej diasporës dhe deri në qytetet e zbrazura në vend tregojnë se data zyrtare e fillimit të fushatës është vetëm konvencion.

Akuzat nga të dy anët e politikës, kryesisht PS-së dhe PD-së nuk mbarojnë ndaj njëra-tjetrës, ashtu si gjuha e urrejtjes dhe ofendimet e gjithëfarëllojshme. Premtimet për pensionet, për minimumin jetik dhe korrupsionin nuk ndalen.

Berisha riktheu sërish edhe premtimin për të persekutuarit (!), Rama kërkon mandatin  katërt dhe luan me integrimet evropiane dhe zhvillimin e brendshëm, madje duke u kërkuar shqiptarëve të rikthehen.

Duket sikur dy partitë kanë struktura paralele me shtetin, ku theksohen informacione që institucionet përkatëse nuk i përcjellin.

Ç’ka është problem edhe më i madh lidhet me përballjen reale të përfaqësuesve të maxhorancës me ata të opozitës. Në pak raste, kur përballen, janë të niveleve të ulëta, por asnjëherë zyrtarë, që përfaqësojnë institucione dhe kanë tagër. Nuk flitet më për ide, për programe por letra-programore, që mëtojnë se janë në rregull. Nuk i gjen debatet në pushtetin lokal në çdo qytet, nuk i gjen dot as në pushtetin qendror.

E para sepse nuk kanë tagër nga kryetarët e tyre respektivë, por e dyta dhe më e rëndësishmja është se nuk përballin dot rezultatet pas premtimeve të pambajtura. Kur kërkojnë të zgjidhen në fillim të japin kontaktin personal të telefonit, të kërkojnë që t’i marrësh kudo e kurdo në çdo orë, por pak javë pasi vinë në pushtet, ata nuk përfaqësojnë më njerëzit që i votuan por kryetarët. Telefoni mbyllet.

Lexo edhe :  Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Dhe, fjalët që vinë në fushatë janë nga më të çuditshmet, po kaq të pabesueshme sa të pëlqyeshme, kur shprehen nga ata që nuk do t’i realizojnë në masën më të madhe. “Fjalët duhet të ngatërrohen, që në kohën e zgjedhjeve njerëzit të votojnë solemnisht kundër interesave të tyre”, shkruante dikur publicisti dhe shkrimtari amerikan Gore Vidal.

Edhe në këto zgjedhje do kemi monologët e gjata të Ramës dhe Berishës, përcjelljen e militantëve dhe çoroditjen e publikut, që vazhdon të presë ndryshimin dhe një demokraci, që është larg asaj të premtuarës, por jo debatet e strukturuara nga kryetarët dhe duke vazhduar më poshtë.

Rezultati: shqiptarët vazhdojnë të ikin, paçka se tregu i largimit po shënon zbritje, sepse është larguar pjesa më aktive në vend. Ndërsa situata po mbetet e njëllojtë: Populli voton, ata numërojnë dhe qeverisin sëbashku./e.t

Të fundit

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës,...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i qeverisë shprehet se do të...

“Më provokoi”/ Boksieri shqiptar tregon sherrin me djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se...

Habit zyrtarja e PD/ Për lirinë e medias e ka fajin Yuri Kim!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetet sociale, duke e lidhur gjendjen e lirisë së...

Lajme të tjera

Web TV