Sherri Lapaj-Qori në protestë/ Zbardhen prapaskenat: Çfarë ndodhi për një mikrofon?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, ka zbuluar  detaje nga sherri mes mbështetësve të ‘Lëvizjes Bashkë’ të Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’.

Shabani tha se sherri në protestën e organizuar nga për çështjen e një efektivi të Policisë që tentoi tentoi të vetëvritej, nisi për një mikrofon.

Ai tha se nuk ishte dakord me zhvillimin e asaj proteste, por shtoi se nëse ‘Nisma Thurje’ do të organizonte një protestë, mikrofoni për të folur do i jepej kujtdo që kishte dëshirë, përfshi edhe Arlind Qorin nëse do të ishte aty.

“Tani përplasja aty ishte pasi njëra palë thoshte ‘e kam unë mikrofonin’, është aktiviteti im dhe thërriste Policinë e i thoshte ‘merreni këtë’. Ndërsa Adriatiku me një lloj dëshire dhe protagonizmi mendonte se duhet të fliste meqë kishte ardhur deri aty… Për mua nuk duhet të ishte bërë si protestë.

Përderisa unë nuk shkova, mendoj se nuk duhet të ishte bërë. Por mendoj dhe çfarë ka ndodhur e kundërta, kush ka ardhur, përfshi edhe Arlind Qorin, i është dhënë mikrofoni, direkt. Sepse është normale.

Se kush është pasoja? Pasoja është që ata u zunë me njëri-tjetrin dhe u harrua Azbiu. Pra këtu halli është kush do fitojë kredite nga fatkeqësia e Azbiut”, tha Shabani./e.t

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV