“Shqipëria për të huajt”,Rama i përgjigjet komentit:2024 ka pasur 980 mijë pushues vendas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarët. Me të vërtetë e ke? Këta të huajt kur vijnë, e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve? Vijnë me krevat në krahë apo flenë në hotele, bujtina. Kjo është çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm ose s’ka shqiptarë të tjerë përveçse disa që vijnë nga Tirana, sa shqiptarë bëjnë pushime brenda apo lëvizin për fundjava dhe s’po flas pë rata që ishin me pushime jashtë, por po flas për ata që jetojnë në Shqipëri. Ja çfarë thotë INSTAT, jo qeveri, 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë kanë qenë pushues në hotelet dhe bujtinat e vendit gjatë 2024. Dhe këtu nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore, ata që nuk e duan qeverinë, nuk është faj, përdorin argumentin se qenkam jashtë realitetit. S’ka rrugë, drita, ujë e bukë. Por si shpjegohet që kur realiteti paska qenë më i mirë derisa erdhëm ne dhe e prishëm. Shqipëria shihej si dele e zezë dhe turistët që vinin nga jashtë ishin shumica dërrmuese shqiptarë emigrant apo shqiptarë të Kosovës dhe të RMV. Ndërsa sot jo vetëm që këta të fundit janë shtuar, por edhe miliona të huaj. Inati e bënka njeriun të verbër e shurdh tamam tifoz futbolli ndërkohë të gjithë këtu kemi një flamur, atë të Shqipërisë. Sidoqoftë dielli nuk mbulohet me shoshë dhe shqiptarët që luftojnë punojnë dhe vlerësojnë gjërat e bëra me punë, i kanë të qartë.”, thotë Rama./K.K

Të fundit

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në...

Emrat/ Kush janë 11 kandidatët e PS në qarkun Shkodër

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar ekipin prej 11 kandidatëve të PS. Lista e mbyllur Marjana Koceku Onid Bejleri Xhenis Çelaj ...

Lajme të tjera

Web TV