Mbaje mirë me kryetarin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

46 deputetë do të jenë të sigurt në lista si nga Partia Socialiste ashtu edhe nga Partia Demokratike. Lufta për vota do të bëhen për vetëm për pak më shumë se 40 deputetë, pasi pjesa tjetër është në “duart” e kryetarëve.

 Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 do të shënojnë një moment të ri në sistemin zgjedhor të Shqipërisë, pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshimet në mënyrën e përzgjedhjes së deputetëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka finalizuar tashmë skemën që do të përcaktojë ndarjen e mandateve në dy pjesë, një listë të mbyllur dhe një të hapur, çka ndryshon ndjeshëm balancën e pushtetit mes kryetarëve të partive dhe qytetarëve. Sipas formulës së re, çdo subjekt politik që garon në zgjedhje duhet të dorëzojë një listë me gjithsej 186 kandidatë, pavarësisht se Kuvendi ka vetëm 140 mandate. Nga kjo listë, 46 deputetët e parë janë të përfshirë në listën e mbyllur, ku renditja përcaktohet nga kryetari i partisë dhe ku emrat e tyre konsiderohen automatikisht të sigurt nëse partia arrin të marrë mandate të mjaftueshme. Pjesa tjetër, pra 140 kandidatë të tjerë, janë pjesë e listës së hapur, ku renditja do të përcaktohet nga votat e marra individualisht nga qytetarët. Ndarja e mandateve sipas qarqeve tregon një shpërndarje të qartë mes listës së mbyllur dhe asaj të hapur. Në Tiranë, 12 mandate do të jenë nga lista e mbyllur dhe 28 nga ajo e hapur. Në Durrës, 5 mandate janë të mbyllura dhe 9 të hapura. Qarqe si Fier do të kenë 5 mandate nga lista e mbyllur dhe 11 nga lista e hapur, ndërsa në Berat 2 mandate të mbyllura dhe 5 të hapura. Modeli penalizon veçanërisht partitë e vogla, të cilat ka pak gjasa të përfitojnë nga lista e hapur, duke u mbështetur kryesisht në 46 mandatet e sigurta të listës së mbyllur.  Risia e këtij modeli qëndron në garën brenda listës së hapur. Sipas rregullave të miratuara, për të përfituar një mandat, kandidatët në këtë listë duhet të grumbullojnë më shumë vota individuale se kolegët e tyre. Çdo votë ka rëndësi, dhe renditja përfundimtare nuk ka prag minimal: kushdo që ka një votë më shumë se të tjerët do të renditet më lart. Ky sistem pritet të shtojë presionin mbi kandidatët për të qenë më të angazhuar në fushatë, ndërsa për kryetarët e partive 46 emrat e listës së mbyllur mbeten mënyra e sigurt për të kontrolluar një pjesë të rëndësishme të Parlamentit. Një element tjetër që do të ndikojë zgjedhjet është kuota gjinore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar që në listën e hapur një në tre kandidatë duhet të jetë grua. Nëse gratë nuk marrin vota të mjaftueshme për të zënë vendet e parashikuara, renditja e tyre do të korrigjohet për të siguruar që përfaqësimi gjinor të respektohet.  Pakti i korrikut mes PS dhe PD ka ngritur pikëpyetje për balancën e re mes autoritetit të kryetarëve dhe vullnetit të qytetarëve. Lista e mbyllur i jep kryetarëve kontroll të plotë mbi 46 emrat e parë, ndërsa lista e hapur u krijon qytetarëve mundësinë të përcaktojnë fatin e 140 kandidatëve të tjerë. Ky sistem i ri pritet të sjellë sfida për të gjitha partitë, veçanërisht për ato më të voglat, që nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të ndikuar votat e qytetarëve në mënyrë të ndjeshme. Ndërsa përgatitjet për zgjedhje intensifikohen, skema e re zgjedhore ka nxjerrë në pah rëndësinë e marrëdhënieve të kandidatëve me kryetarët e partive. Për ata që ndodhen në listën e mbyllur, garancia është e qartë, por për të tjerët, çdo votë do të jetë vendimtare. Në këtë model të ri, mes votave të qytetarëve dhe vendimeve të kryetarëve, një mesazh mbetet kryesor: mbaje mirë me kryetarin.

Lexo edhe :  Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

 

Të fundit

Pse Saliu nuk e mund dot Edin..

Nga Artur Ajazi Sali Berisha, as nuk e kishte menduar se, kur Edi Rama do të merrte pushtetin me mbi...

I shtruar në një spital në Athinë, si paraqitet gjendja shëndetësore e Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është i shtruar në spital në Athinë prej 20 ditësh. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme me një...

Zyrtarisht e divorcuar nga Bes Kallaku,Xhensila shijon pushimet në mal si një nënë single

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, duket e po e shijon shumë kohën si një nënë  ‘single’, pasi u divorcua zyrtarisht nga aktori i humorit, Bes Kallaku. Përmes...

Shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë, keqtrajtoi një të mitur në kopësht

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G.,...

Rreth një javë i humbur, gjendet trupi i pajetë i Ëngjëll Kanani, dyshohet për…

Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i pajete i 63- vjeçarit, Engjell Kanani i cili dyshohej se kishte rene ne ujerat e lumit Vjosë...

Lajme të tjera

Web TV