Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se veçanërisht takimi i artistit me gjyshhin e saj ka qenë e ftohtë.
“Ishte shumë e çuditshme. Me Bardhin kam ardhur në shtëpi dhe e ka parë ulur. Bardhi u ngrit në këmbë kur erdhi gjyshi, u takuan shumë ftohtë në fillim. E pa e pa mirë dhe i tha Sarën e ke çuar në shtëpinë tënde përpara se të vije këtu. Po patjetër i tha Bardhi, e më pas i tha çfarë mendojnë ata të shtëpisë tënde. Me pas i kërkoi mamit dy gota dhe tha për hajër. Më pas i tha që kam dëgjuar fjalë të mira për ty”, tha Sara në S’e Luan Topi.
Sara dhe Bardhi nisën romancën e tyre që gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Pak kohë pas daljes nga shtëpia ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ndërsa më 5 dhjetor të 2024 dyshja simpatike u bënë prindër të një vajze me emrin Nea./E.T