Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. Qëllimi i tij është të grumbullojë midis 150 milionë dhe 200 milionë dollarë për Institutin Musk, një trup të ri të themeluar për këshillim fitimprurës, i fokusuar në kërkime shkencore dhe inovacione, raportoi faqja Cryptoslate.
Errol Mask dhe partneri i tij biznesi Nathan Brown, drejtojnë këtë iniciativë të pavarur nga djali i tij, Elon Musk, por Errol ka pranuar se investitorët mund ta lidhin këtë trup me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Tesla, pronari i së cilës është djali i tij, për shkak të angazhimit të tij të shquar në industrinë teknologjike dhe kriptovaluta.
Pavarësisht angazhimit shumëvjeçar në industrinë e kriptomonedhave, Elon Musk ka deklaruar disa herë se as ai dhe as kompanitë e tij nuk kanë planifikuar të lëshojnë kriptomonedha.