Administrata shqiptare vlerësohet, por sfidat mbeten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata publike shqiptare është renditur e para në rajon sipas raportit të fundit të OECD/SIGMA, një nismë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Në një event të zhvilluar në Tiranë, drejtuesi i programit SIGMA, Gregor Virant, prezantoi gjetjet kryesore të raportit, duke theksuar progresin e Shqipërisë në fusha si prokurimet publike, menaxhimi i financave dhe qeverisja digjitale. Në këtë raport, Shqipëria vlerësohet për dixhitalizimin e shërbimeve publike, duke arritur një nivel të përafruar me mesataren e Bashkimit Europian. Një tjetër pikë e fortë e administratës shqiptare është legjislacioni i konsoliduar, i cili, sipas raportit, është përafruar në masën 81% me atë të BE-së. Gjithashtu, u vlerësua edhe fakti që nëpunësit civilë shqiptarë shprehen në masë të madhe të kënaqur me punën e tyre. Megjithatë, raporti evidentoi edhe problematika që kërkojnë adresim. Një ndër sfidat kryesore mbetet niveli i lartë i drejtuesve administrativë, të cilët sipas SIGMA-s nuk plotësojnë plotësisht standardet e bazuara në meritë. Po ashtu, besimi mes ministrave dhe drejtuesve të lartë të administratës konsiderohet një element që duhet përmirësuar, ndërsa çështjet e mbartura administrative në gjykatë mbeten një sfidë për funksionimin efikas të sistemit. Gjetjet e raportit u komentuan edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi këtë analizë si një burim të pazëvendësueshëm njohurish për zhvillimin e mëtejshëm të administratës publike. Rama pranoi se ka ende probleme, sidomos në menaxhimin e lartë administrativ, por theksoi se dixhitalizimi ka sjellë përmirësime të ndjeshme në shërbimet ndaj qytetarëve. Ai njoftoi se qeveria ka nisur testimin e inteligjencës artificiale për të adresuar mbivendosjet në legjislacion dhe për të përmirësuar transparencën në prokurimet publike. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, njoftoi se brenda muajit mars do të dalin për konsultim publik ndryshimet në ligjin për nëpunësin civil dhe atë për organizimin dhe funksionimin e administratës civile. Këto reforma synojnë të forcojnë profesionalizmin dhe meritokracinë në administratën shtetërore. Administrata publike dhe prokurimet janë kapituj kyç në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe raportet e OECD/SIGMA konsiderohen burime të rëndësishme për vlerësimin e progresit. Vlerësimi i fundit për Shqipërinë nga SIGMA është kryer në vitin 2021, dhe raporti i ri ofron një panoramë të detajuar të përparimeve dhe sfidave që mbeten për t’u adresuar./k.k

Të fundit

Adrola dhe Capital T shijojnë pushimet në vendin tropikal

Capital T dhe Adrola Dushi tashmë që prej ditëlindjes së artistit u kuptua që dyshja e famshme janë në...

Xheneta futet sonte në Big Brother VIP, përballja me Gjestin dhe pikëpyetja për Eglin

Pas daljes si e dyta në Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është përfolur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në Big Brother VIP...

Dueli i listave: Kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?

Nga Ylli Pata Përballja e skuadrave politike që do të garojnë më 11 maj është esenca e luftës politike të palëve ndrluftuese elektoralisht. Partia Socialiste e...

Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, komentoi në Kuvend listën e kandidatëve të opozitës. Sipas tij,...

Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një temë diskutimi pasi goli i...

Lajme të tjera

Web TV