Moment i veçantë! Duka takon Papa Françeskun, i bën dhuratën speciale (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është pritur në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.

Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së Tij falenderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.

Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë.

Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë. Presidenti Duka i dhuroi një fanellë speciale të kombëtares shqiptare, e ku në shpinë ishte numri 1 me emrin e Papa Françeskut./   S,M