Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, jepet vendimi për Xhemal Lokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë me 10 vite burg Xhemal Lokën, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshortes së tij, Bedrie Loka.

Gjatë procesit, Xhemal Loka kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por kjo gjë iu refuzua nga togat e zeza.

Hetimet zbuluan se Loka ka ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij, duke e çuar drejt aktit ekstrem.

Vuajtja e dënimit të filloj nga data e arrestimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Njoftimi i Gjykatës

Në përfundim të gjykimit, Gjykata me Vendimin Nr. 7499, datë 19.12.2024, ka Vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.L për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. L.për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i katërt i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimi i dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
4. Vuajtia e dënimit të filloj nga data e arrestimit të tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
5. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
6. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “a” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal-Një armë zjarri automatike PPS me nr.89-0579; të kaloj në favor të shtetit pasi vendimi të marrë formë të prerë.
7. Në zbatim të nenit 190 pika 1 gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale provat materiale, të sekuestruara me procesverbal vlerat monetare 2800 (dymijë e tetëqind) Euro dhe 27’000 (njëzet e shtatë mijë) lekë, t’i kthehen personit që i takojnë, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
8. Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Durrës, sot më datë 19.12.2024.

Lexo edhe :  "Partitë e vogla s’lënë shesh pa vendosur stenda", Bardhi reagon pas incidentit në Fier

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm./e.t

Të fundit

Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion. Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat...

Dhjetëra të mitur të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

Të paktën 39 të mitur janë vrarë dhe 97 rezultojnë të zhdukur në Meksikën perëndimore, si pasojë e një lufte që ka shpërthyer që...

Çfarë ndodhi? AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie, ja arsyeja (Emrat)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të caktuar masa...

Tollumbacet e “reja” politike të fryrë me helium!

Ylli Pata Ka shumë komentatorë që e konsiderojnë si fenomenin real politik të 11 majit grupin e aktorëve politikë, të cilët kanë edhe nga sondazhet...

“Po ju vëzhgojmë”/ Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat, do përballet me ligjin!

Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, ka bërë një thirrje për të gjithë komisionerët dhe numëruesit që të mos preket asnjë...

Lajme të tjera

Web TV