“Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deti Mesdhe që kufizohet me disa nga destinacionet më të bukura në botë: Costa Del Sol në Spanjë, Riviera bruz e Francës, Cinque Terre e Italisë, Santorini dhe ishujt fqinjë në Greqi, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Nëse po planifikoni të kaloni pushime këtë vit, veçanërisht gjatë verës, Mesdheu ka të ngjarë të jetë në krye të listës tuaj të dëshirave. Por, cilat destinacione duhet të vizitoni – tani që të gjitha vendet më të famshme po shkatërrohen nga turizmi masiv dhe janë në pritje të turmave edhe më të mëdha në 2025?

Ne ju rekomandojmë pesë xhevahire të Mesdheut – që ende nuk janë prekur nga mbipopullimi – të cilat ofrojnë temperatura të ngrohta, peizazhe, trashëgimi kulturore dhe, në disa raste, çmime shumë më të lira:

1. Himara, Shqipëri
2. Korcula, Kroaci
3. Porto-Vecchio, Francë
4. Brindisi, Itali
5. Folegandros, Greqi

Himara, Shqipëri

Shqipëria mund të jetë zgjedhja juaj për një arratisje mesdhetare.

Ajo ndodhet në afërsi të Italisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi dhe është shtëpia e një vendpushimi të mrekullueshëm, Himarës.

Një konglomerat fshatrash të vegjël që shtrihen në detin Jon – një nga nënndarjet më pak të njohura të Mesdheut.

E rrethuar nga Malet e Vetëtimës, Himara zbulon joshjen e “Botës së Vjetër” me trashëgiminë e saj shqiptaro-greke, vendbanimet historike të vendosura në majë shkëmbinjve dhe kalatë e rrënuara.

Vendi me pamjen më mahnitëse në zonë është padyshim Dhërmiu – një fshat me shumicë greke, shtëpi të bardha dhe Kishën e e Shën Thanasit.

Mos humbisni plazhin e Gjipesë – një perlë me rërë të bardhë – dhe plazhin parajsor të Palasë me detin e kaltër dhe restorantet që ofrojnë një bollëk ushqimesh.

Lexo edhe :  Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën për masën e sigurisë

Riviera Shqiptare është ndër destinacionet më të lira në Evropë.

Ushqimet në restorantet lokale kushtojnë më pak se 10 dollarë, dhe akomodimi në vila të rinovuara dhe moderne me pamje nga deti – kanë një kosto duke filluar nga 57 dollarë./e.t

Të fundit

Zgjedhje për Bashkinë Tiranë? Berisha mbështet një kandidat të përbashkët nga opozita

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita...

Cilët ishin Elon Musk dhe Jeff Bezos të Romës së lashtë?

Paratë nuk të bëjnë të lumtur? Në Romën e lashtë nuk ishte kështu: ja ku janë njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm...

“Nuk keni parë gjë akoma!”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e...

Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

Marrja e mjaftueshme e proteinave është e rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, ndjenjën e ngopjes dhe energjinë gjatë ditës. Kohët e fundit, shumë...

Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje

Nga Ylli Manjani I hodha një sy sistemit të pagave të nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me hartë ndërtimesh pa...

Lajme të tjera

Web TV