Arrestimi i Veliajt, Lapaj, Shabani dhe Qori njoftojnë protestë para Kryeministrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e drejtuar nga Arlind Qori, kanë lajmëruar protestë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas njoftimeve që janë bërë në faqet e tyre në Facebook, protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, por në data të ndryshme.

‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje do të dalin sëbashku në protestë në datën 11 shkurt, pra ditën e nesërme, ndërkohë që nga ana tjetër, ‘Lëvizja Bashkë’ do të dalë në protestë në datën 12 shkurt.

Të treja subjektet politike kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Veliajt, pasi sipas tyre, ai qëndron pas të gjithë këtyre zhvillimeve.

Lapaj shkruan në postimin e tij në Facebook se Rama nuk duhet të rrijë më asnjë orë në Kryeministri.

“Edi Rama, jep dorëheqjen! Nesër do të jem në shesh përballë Kryeministrisë. Njofto ata që mendojnë se qeveria nuk duhet të rrijë më asnjë orë në ato zyra!”, ka shkruar Lapaj në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë që në faqen e ‘Lëvizjes Bashkë’ në Facebook shkruhet se Veliaj është kloni politik i kryeministrit Edi Rama dhe është sot në burg për 9 vepra penale.

“DORËHEQJE! Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.

Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.

Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.

Lexo edhe :  “Ka lezet, ha darkë me 15 euro”/ Jeta në Shqipëri për një pensionist italian

Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë”, shkruhet në faqen e Lëvizjes Bashkë./e.t

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV