Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dardan Malaj

Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy gjëra duhen thënë.

E para, nëse lajmi sugjeron sugjestionim politik, nuk duhet harruar se deklarata e Grenell dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë ishte shumë më tepër mbështetje për PDK-LDK etj se sa angazhimi potencial i Chris LaCivita-s në Tiranë. Rezultati në Kosovë u mor vesh!

E dyta, nëse flasim në rrafshin profesional të një mjeshtri të piarit, dakord! Lacivita është i zoti. Si ai mund të kishte dhe padyshim ka edhe shumë të tjerë. Çështja është që ai dhe të tjerë si ai janë shumë të aftë të ta tregojnë se si ta “shesës” mirë “byrekun”

Puna është që duhet të kesh “byrek” për të shitur. Kur nuk e ke fare, nuk kanë çfarë të shesin!! Të shesësh asgjënë nuk duhet me qenë strateg piari por magjistar.

Nuk bëhet byreku me miell hua!! Nuk u mjafton LaCivitas! Nëse nuk zbrisni tek njerëzit dhe të siguroni aty mbështetjen, thjesht do i bini në qafë LaCivitas se do ti duhet të shënojë në CV-në profesionale një dështim të vogël pas suksesit të madh të Trump./e.t

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV