Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me mikeshat e saj në Amerikë, ku qëndron prej disa ditësh.

Nga story-t e postuara nga vajzat duket se ato kanë zgjedhur një klub luksoz, në të cilin kanë ndezur atmosferën.

Cindy duket se ka zgjedhur që në këtë festë të veshë një mini fustan të bardhë elegant, të kombinuar me një kapele kauboj të bardhë, duke reflektuar stil dhe klas.

Në një nga momentet e postuara në “InstaStory-n” e saj, modelja shfaqet duke hyrë në club brenda një kutie “Barbie” me shishen e shampanjës në dorë, e shoqëruar nga disa djem, për të vënë në vend traditën e festës së beqarisë. Gjithçka ishte e kuruar në detaje për të krijuar një atmosferë magjepsëse dhe plot ekstravagancë.

Por ‘çmenduritë’ e beqarisë nuk kanë mbaruar me kaq. Siç kuptohet nga postimet e shoqërisë, festa ka vazhduar edhe gjatë ditës në një jaht luksoz, ku nusja dhe të ftuarit kanë shijuar një ditë mes luksit, detit dhe pamjeve mahnitëse.

Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina, ajo e cila ka bërë me dije se së shpejti do të shkojë drejt altarit me Genar Topallin. Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar ftesat e personalizuara për vajzat që do ta shoqërojnë në ditën e saj më speciale, duke treguar se edhe çdo detaj i dasmës së saj do të jetë po aq luksoz dhe i menduar me kujdes./k.k

Të fundit

Penalltia e përsëritur e Alvarez, reagon UEFA: “Do të rishikojmë ndryshimin e rregullit”

Penalltia e Jualuan Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një...

Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të verës, konjakut dhe alkoolit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian. Ky...

Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025

Nga Alba Malltezi Partitë shqiptare që do të konkurrojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit shpallën listat e tyre me kandidatët për deputetë. Ashtu...

Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa prej çështjeve të rëndësishme, përfshi...

“Ajo e do Edi Ramën…”

Humori i Bledi Çuçit ishte shpjegimi shterues i metodologjisë së hartimit të listës socialiste për zgjedhje: “Ajo e do Edi Ramën tani, atëherë nuk...

Lajme të tjera

Web TV