Skenarët, çfarë ndodh me Bashkinë e Tiranës/ Afati i pritjes është tre muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është njoftuar teksa ishte në një vizitë në Shkodër.

Kjo e ka detyruar kryeministrin të ndërpresë vizitën në qytetin verior dhe të kthehet me urgjencë në Tiranë.

Burime nga Partia Socialiste thanë për Top Channel se nuk pritet ndonjë vendim politik nga Rama, deri në daljen përpara gjykatës të Erion Veliajt në 48 orët në vazhdim, ku do të shqyrtohet masa e dhënë “arrest me burg”.

Por si do të vijojë qeverisja e kryeqytetit pas këtij zhvillimi?

Skenari i parë, Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit një prej dy nënkryetarëve.

Skenari i dytë, këshilli bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin një prej dy nënkryetarëve.

Por, kjo situatë drejtimi me nënkryetar nuk vijon pafundësisht.

Neni 62 i ligjit për pushtetin lokal parashikon se kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj, atëherë propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak. E më pas vendimi merret prej Këshillit të Ministrave./k.k

Të fundit

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Lajme të tjera

Web TV