Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Staticieni Eduard Zaloshnja kreu një sondazh  për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Fier, në qoftë se votohet sot.

Sondazhi (ekskluzivisht për JAVANEWS) u realizua ditët e fundit me 1364 zgjedhës të prirur për të votuar; 1159 në territorin e Qarkut Fier, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo bashki të qarkut, si edhe 205 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.2%.

Nga sondazhi rezultoi që, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PS-ja do të siguronte 10 mandate parlamentare në Qarkun Fier (nga 16 gjithsej). Mandatin e saj të 10-të PS-ja do ta vuloste me votat e emigrantëve (shihni tabelat e mëposhtme). Ndërkohë, PD-ja do të siguronte 5 mandate parlamentare. Nga partitë e reja, vetëm njëra do të siguronte sot mandat (ngaqë ende ato janë në garë veç e veç).

PS-ja ka sot 1 mandat më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 dhe se sa në zgjedhjet e 2021-shit. PD-ja ka 1 mandat më pak se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 dhe se sa në zgjedhjet e 2021-shit. Ndërsa partitë e reja ruajnë ende 1 mandat, si në sondazhin e dhjetorit 2024. (Ndër partitë e vogla të vjetra, vetëm PDIU mund t’i afrohet disi një mandati parlamentar.)

Të fundit

Përmbysje spektakolare në “Metropolitano Stadium”, Barcelona fundos Atletico Madridin

Barcelona ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-2 përballë Atletico Madrid, duke përmbysur avantazhin 2-0 të madrilenëve,...

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja djegin votat dhe zhgënjejnë mbështetësit...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Lajme të tjera

Web TV