“SPAK po shpëton Shqipërinë”/ Ngjela: Arrestimi i Veliajt është në favor të mazhorancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela foli në një studio televizive lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK. Ngjela vlerësoi për Arbër Hitajn SPAK-un dhe u shpreh se sot ra alibia që Rama drejton SPAK-un.

‘SPAK për të shpëtuar Shqipërinë. Këta që arrestohen prezumohen të pafajshëm. Do shikojmë. Por SPAK nuk gabon. E dyta, SPAK goditi sot edhe atë që thoshin se e drejton Rama. Mori njeriun më të afërm të Ramës dhe figurën e dytë të PS-së. Mund të marrë pafajësi nesër. Jam avokat, nuk uroj dot goditjen penale të dikujt. Në këtë momente po shohim një interesim shumë të madh të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Ku i di unë faktet? Kam besim te SPAK.’

Por për Ngjelën ky arrestim është në favorin e mazhorancës. Nga ana tjetër tregon se ekspertët e huaj dhe amerikanë ndodhen në SPAK.
‘Mazhoranca e ka në favor, rrëzon atë që thoshin drejtësia kontrollohet nga Rama. Rrëzohet çdo alibi. Unë e kam ditur. Nuk e mësova sot. I kam parë ekspertët e huaj në SPAK. Nuk e di çdo bëhet me reformën pas zgjedhjes së presidentit. Kanë ardhur të shpëtojnë drejtësinë nga padrejtësia. Të shohim si do ecin ngjarjet.’

Lidhur me ardhjen në PD të drejtuesit të fushatës së Trump, Chris LaCivita, për Ngjelën është një ndihmë profesionale dhe nuk ka lidhje me qëndrimin politik të SHBA-së.

‘Flas me fakte, jo me analiza popullore. Erdhi ai dhe do merret menjëherë me Shqipërinë. Stafi i fushatës janë profesionistë që paguhen. Kam një kompani, sot më thërret dhe vete e ndihmoj në kuptim professional. Ai nuk është në stafin e Trump. Edhe po të jetë nuk ka asnjë problem. Mos u merrni me SPAK, se nuk e drejtojmë ne.’

Lexo edhe :  Ishte më i votuari në Primare, Nallbati: S’e bëj dot servilin me Berishën

Më tej Ngjela thekson edhe një herë se të huajt janë në SPAK për të ndërtuar një pushtet gjyqësor të pavarur.

‘SPAK është vend sekret. Ju kam thënë nja 3 herë, bëj gjyqe në SPAK si avokat. Hajdeni shikoni ekspertët e huaj. Shumica amerikanë. Kanë ardhur të ndërtojnë pushtetin gjyqësor të pavarur. Japin kontributet e tyre. Kjo është e vërteta, tjetra janë fjalë.’

Së fundmi, Ngjela foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, teksa vlerësoi procesin demokratik.

‘Sondazhet dilnin në rënie. Tani duhet të vijnë në pushtet me koalicion dhe kjo është sukses demokratik për Kosovën. Rritet optika demokratike, dhe të drejtat individuale në Kosovë. Nuk mund të pranoj absolutizma. Votat që ka marrë Kurti deri tani kanë qenë zgjedhje të lira, por ishte një lloj absolutizmi. Por tani konflikti, debate parlamentar do bëhet më i gjallë dhe do shikohet koalicioni. Do shikojmë me vëmendje, është në favor të demokracisë në Kosovë. VV e ka të domosdoshme aleancën në favor të demokracisë. Sa më e gjerë aleanca aq më e fortë mazhoranca.’/e.t

Të fundit

Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa...

“Ajo e do Edi Ramën…”

Humori i Bledi Çuçit ishte shpjegimi shterues i metodologjisë së hartimit të listës socialiste për zgjedhje: “Ajo e do Edi Ramën tani, atëherë nuk...

Broja rikthehet në stervitje me Evertonin, sulmuesi shqiptar mund të luajë këtë javë

Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimin më të fundit që kishte pësuar në tendinën e Akilit dhe do të jetë gati që të...

Vladimir Putin pranon propozimin e Donald Trump për armëpushim 30-ditor në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin , ka pranuar propozimin e SHBA-ve për armëpushim 30-ditor në Ukrainë. “Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet...

Dita e Verës/ Policia njofton : Ja rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve

Policia ka njoftuar planin e masave që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen gjatë aktiviteteve në Ditën e Verës. Policia e Shtetit/Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve...

Lajme të tjera

Web TV