Fati i marrëveshjes Rama-Meloni lidhur me qendrat e refugjatëve që u ngritën në Shëngjin e Gjadër do të përcaktohet më 25 shkurt. Në këtë datë pritet që Gjykata Evropiane e Drejtësisë, referuar nga gjykatat italiane, do të japë vendimin e saj.
Bazuar në këtë vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do të përcaktohet edhe çfarë do të ndodhë me qendrat e emigrantëve. Gjykatat italiane e kanë cilësuar të paligjshëm transferimin e emigrantëve që kapen në ujrat italiane drejt Shqipërisë.
Në këto kushte 3 rastet kur në territorin shqiptar janë zbarkuar disa dhjetra emigrant, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, gjykatat i kanë kërkuar Qeverisë italiane që të ri-transferojë emigrantët nga Shqipëria në qendrat e pritjes në Itali.
Qendrat e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër bazuar në marrëveshjen e firmosur mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit kanë tërhequr interes të madh evropian që në fillim. Qysh në tetor, von der Leyen i përshkroi ato si një përvojë nga e cila Komisioni i BE-së mund të “marrë mësime në praktikë” përpara takimit të tetorit të EUCO.
“Pavarësisht nga çdo opinion legjitim, është e qartë se kjo është një nismë që Evropa mbështet,” tha ministri i Brendshëm Piantedosi duke folur në Parlamentin italian këtë javë.
Ky interes nuk është zbehur, edhe pasi tre miratime të dështuara të ndalimit çuan në kthimin e migrantëve në Itali dhe projektin efektivisht të ngecur.
Qendrat ishin gjithashtu një temë debati në Këshillin joformal të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në Varshavë, i pari nën presidencën polake.
Piantedosi vuri në dukje se dokumenti i diskutimit i Presidencës polake përfshin “një referencë të qartë të Protokollit [Itali-Shqipëri]” si një shembull i “bashkëpunimit inovativ me një vend të tretë”./ S,M