Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.
Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej dy muajsh me drejtuesin e automjetit. Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.
Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi. Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.
Ndërkohë, grupi hetimor ka vijuar me mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes tragjike./ S,M