E ftuar në emisionin Epiqendër sociologia Entela Binjaku ka diskutuar rëndësinë e normave shoqërore dhe ndikimin e tyre në shoqërinë shqiptare, duke theksuar se ato përbëjnë një kuadër të pashkruar, i cili ndihmon për përcaktimin e sjelljes dhe marrëdhënieve brenda një shoqërie.
Sipas Binjakut, është e vështirë për brezat e rinj që të përqëndrohen dhe të kuptojnë thelbësisht rëndësinë e këtyre normave, pasi ata përballen me shumë sfida dhe ndikime të ndryshme nga shoqëria dhe teknologjia.
Ajo e theksoi se edukimi dhe ndërgjegjësimi janë kyçe për t’i ndihmuar të rinjtë të kuptojnë dhe respektojnë normat, duke siguruar një shoqëri më të shëndetshme ./ S,M