Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një ‘super diamant’ ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që është shumë herë më i fortë se diamantet natyrale.

Sipas ekspertëve ky krijim konsiderohet 40% më i fortë dhe më rezistent.

Deri më tani, diamantët më të fortë janë gjetur në krateret e krijuara nga goditjet e asteroidëve dhe meteorëve, çka do të thotë se janë të rrallë dhe shpeshherë, shumë të vegjël.

Pjesa më e madhe e diamantëve natyralë dhe sintetikë kanë strukturë kubike, ndërsa diamantët e gjetur në këto kratere kanë strukturë gjashtëkëndëshe.

Aplikimi i këtyre lloj diamanatësh nuk është eksploruar shumë për shkak të madhësisë dhe papastërtisë së mostrës, ndaj kërkuesit shpikën një diamant “të kristaluar mirë, thuajse gjashtëkëndësh të pastër” duke nxehur grafit shumë të kompresuar.

Sipas ekipit, qëndrueshmëria e shkëlqyer termike e diamantit dhe fortësia e lartë e tij nënkuptojnë që mund të ketë “shumë potencial për aplikimet industriale”.

Ai duron temperaturë deri në 1100 gradë Celsius dhe ka një fortësi prej 155 giga Paskal.

Pavarësisht karakteristikave, nuk do të kushtojë më shumë sesa diamantet e zakonshme.

Një diamantik sintetik nga Kina mund të kushtojë deri në 300 dollarë dhe sipas shkencëtarëve,”super diamanti” s’do të përdorej gjerësisht nëse do të kushtonte./   KB

Të fundit

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet...

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë e sotme), ushtritë e Kryqëzatës...

“I vetmi narkoshtet në Evropë”/ Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Asamblenë e OSBE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të...

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do lidhё Jugun dhe Veriun e...

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius...

Lajme të tjera

Web TV