Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë përjashtim ditën e Enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e Mërkurë.

Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius./kb

Të fundit

Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën,...

Fluturoi gjithë jetën pa biletë, tani e presin 30 vite burg

Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli...

Dyshime për tren bullgar, KAS hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Me kërkesë të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit. Sipas vendimit,...

Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Janë rritur prenotimet!

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla. Dredha ka komfirmuar se tashmë...

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve në Iran

Izraeli ka urdhëruar mbylljen e ambasadave në mbarë botën pas sulmeve në shkallë të gjerë të zhvilluara nga Izraeli kundrejt Iranit. Në publikimet e hedhura...

Lajme të tjera

Web TV