U përplas nga makina teksa po bënte vrap, humb jetën tragjikisht atletja shqiptare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 48-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Irlandë.

Viktima raportohet se është Anila Muça, nënë e dy fëmijëve, e cila disa ditë më parë u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ajo dhe dy miqtë e saj po vraponin në një park. Pas disa ditësh në spital, ajo nuk m undi t’i mbijetonte plagëve të mara. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës Blennerville, një rrugë e njohur për vrapim, çiklizëm dhe ecje në zonë.

Anila Muça ishte një atlete e apasionuar, pasi kishte marrë pjesë në një numër të madh maratonash gjatë viteve të fundit.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe klubi “Born to Run” ku ajo bënte pjesë.

Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se mikesha e mirë Anila, ka ndërruar jetë pas një aksidenti. Lutjet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për dy stletet e tjera që po vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet këtë mbrëmje”– thuhet në reagim./    S,M

Të fundit

Xhon Dillinger, supergrabitësi që u vra nga FBI pas shpine me pesë plumba

22 korrik 1934 Nga Leonard Veizi Për jetën e tij është realizuar një film i jashtëzakonshëm, dhe roli kryesor interpretohet nga...

Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Tiranë si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç,...

Kalaja e Himarës, thesar i trashëgimisë kulturore

Mëngjeset në Kalanë e Himarës, ofrojnë pamje mahnitëse, që rikujtojnë pasurinë historike dhe natyrore që mbart ky vend i mrekullueshëm. Kalaja e Himarës është një...

Iu zbulua lidhja, Cabot e martuar në një prej familjeve më të pasura të Bostonit

Kristin Cabot, drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, është në qendër të një skandali publik pas një videoje virale nga...

Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një paketë të re aktmarrëveshjesh që lehtësojnë pagesën me këste të faturave të pashlyera të energjisë...

Lajme të tjera

Web TV