Nesër 8 Marsi, Veliaj: Transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur një nismë speciale për nënat, zonjat dhe vajzat e Tiranës.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Veliaj njoftoi se edhe pse në qeli, u ka lënë porosi kolegëve të bashkisë që për nder të 8 Marsit, të gjitha gratë do të mund të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit urban të qytetit.

Ky akt është një shprehje falënderimi për përkushtimin dhe kontributin e pandërprerë që gratë japin çdo ditë për zhvillimin e Tiranës. Veliaj e përfundoi mesazhin e tij duke shprehur mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të grave të qytetit.

Postimi i plotë i Erion Veliajt:

Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!

Postimi i plotë i Erion Veliajt: 

Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme! /   S.M