Rënia e euros nxit qytetarët, bizneset zgjedhin kreditë në euro, qytetarët në lek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kredia në euro shënoi një rritje të dukshme vitin e kaluar. Bizneset dominuan kërkesën për valutë të huaj, ndërkohë që konsumatorët konvertuan kreditë e tyre nga euro në lek për shkak të kursit të këmbimit dhe normës së interesit.

Banka e Shqipërisë ka dhënë 153.7 miliardë lekë kredi në euro gjatë vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 13.7% krahasuar me vitin 2023.

Megjithatë, për shkak të rënies së kursit të këmbimit euro-lek prej 7.4%, rritja reale e kredisë për huamarrësit ishte 21%.

Kërkesa për kredi në euro erdhi kryesisht nga bizneset, të cilat u përfituan nga normat e ulëta të interesit.

Ndërkohë, individët privatë morën më pak kredi, me një ulje të kërkesës prej 20.4 miliardë lekësh ose 16.6%.

Rënia e vlerës së euros nxiti qytetarët të konvertonin kreditë ekzistuese nga euro në lek, për të shlyer borxhet më lirë.

Për më tepër, norma e interesit për kredi në lek ishte më e favorshme se ajo në euro, duke e përforcuar këtë tendencë.

Vitin e kaluar, Banka Qendrore Evropiane uli për herë të parë pas dy vitesh normën e interesit, duke sjellë një rënie të kostos së huamarrjes në euro.

Ky trend vijon edhe tani, pasi së fundmi interesi u ul me 0.25%, dhe sipas analistëve, pritet që të ketë ulje të mëtejshme, duke nxitur më shumë kërkesën për kredi në euro./   S,M

Të fundit

Kush është kopshtari 22-vjeçar i Trump në krye të luftës kundër terrorizmit në SHBA

Gjatë bombardimit të Iranit duke rrezikuar kundërpërgjigjen e Teheranit kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe sulmeve terroristë...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 31 të vrarë

Të paktën 31 persona u vranë këtë mëngjes në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raportoi Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore. Të paktën 10...

Microsoft bllokon Google Chrome

Në fillim të këtij muaji, funksioni “Siguria Familjare” e Microsoft-it, i cili përdoret kryesisht nga prindërit dhe shkollat për kontrolle prindërore dhe filtrim përmbajtjeje,...

Kalova 5 vite burgu në Iran, por kur Izraeli e bombardoi ndjeva tmerr dhe frikë

Shumë prej të mbajturve atje janë kundërshtarë të regjimit shtypës. Kush është gjallë tani? Kush u vra? A ishin ata vetëm dëme anësore? Nazanin Zaghari-Ratcliffe* Të...

Nuk deklaruan fitimet nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të...

Lajme të tjera

Web TV