Deputeti italian në mbështetje të Veliajt, D’Alfonso: Drejtësia të jetë e kujdesshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti italian dhe Presidenti i Rajonit të Abruzzo-s, Luciano D’Alfonso, ka shprehur mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar kujdes nga organet e drejtësisë në procesin e hetimeve ndaj tij. Ai tërheq vëmendjen mbi rrezikun e barazimit të dyshimeve me të vërtetën dhe shtoi se Veliaj është një kryebashkiak i zotë, që përkrah inovacionin, dhe vlerësohet kudo.

Në një videomesazh, d’Alfonso, i cili ka mbajtur disa pozicione të larta në politikën italiane, tha se një kryebashkiak mund t’i nënshtrohet verifikimeve për vendimet e tij, por theksoi se është e rëndësishme që në këtë proces të respektohen të gjitha garancitë ligjore.

Jam Luciano d’Alfonso, njëkohësisht edhe qytetar shqiptar. Kam qenë kryebashkiaku i Peskarës, kreu i Provincës, President i Rajonit të Abruzzo-s, deputet i Republikës, kreu i Komisionit të Financave në Parlamentin Italian. Aktualisht deputet në Parlamentin e Republikës së Italisë. Ndërhyrja ime ka si qëllim shprehjen e solidaritetit për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Mund të ndodhë që një kryebashkiak t’i nënshtrohet rishikimit të përgjegjësive të tij, sa i përket vendimeve që ka marrë. Verifikimi i përgjegjësisë penale është pjesë e aktivitetit të një vendimmarrësi, qoftë në pushtetin vendor apo qendror.

Por, duhet të jemi të kujdesshëm. Edhe në Itali, pas disa dekadave, i kemi kushtuar rëndësi për sa i përket masës shtrënguese. Duhet treguar kujdes sa i përket anës emocionale, në procesin e verifikimit të së vërtetës. Është e lehtë të ngatërrohet ngjashmëria me atë çka është e vërteta. Në fazën e hetimeve paraprake nevojiten garanci. Në Itali, pas disa dekadave, më në fund po vendosen garancitë, përkundrejt të hetuarit, edhe përgjatë fazës së verifikimit paraprak të fakteve, në momentin që mblidhen provat nga Prokuroria”, tha d’Alfonso.

Ai i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë kryebashkiakut të Tiranës, duke i kërkuar të përqendrojë energjitë për të mbrojtur të drejtën e tij.

“Mesazhi im ka si qëllim shprehjen e solidaritetit përkundrejt një kryebashkiaku të zotë, që përkrah inovacionin, realizues, dhe që vlerësohet kudo. Dua t’i them Erionit t’i kushtojë vëmendje, të përqëndrojë energjitë e kujtesën e tij, dokumentacionin e tij, për të nxjerrë në pah të drejtën e tij. Dua t’i them Gjykatës të ketë kujdes, të krijojë mundësinë e përballjes dialoguese, sa më shpejt të jetë e mundur dhe të realizojë garancitë, derisa e gjithë ajo çka i përket realitetit të fakteve, të mund të rikuperohet, për të përcaktuar saktësinë e një “imazhi”, sa i përket asaj që ka ndodhur. Më vjen shumë keq për dhimbjen që po përjeton Erion Veliaj, familja e tij, rrethi i tij shoqëror dhe qytetarët e Tiranës. Shpresoj që gjithçka të qartësohet dhe tejkalohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Në fund, d’Alfonso shprehu keqardhjen për situatën, duke theksuar që gjithçka të qartësohet sa më parë.

Lexo edhe :  TikTok, rrezik për përdoruesit? Eksperti i IT tregon arsyet për ndalimin, ja rreziqet

Im atë më thoshte gjithmonë se mund të më ndodhte mua, që kam qenë kryetar bashkie, që t’i nënshtrohesha verifikimit penal të së vërtetës, jo tim vëllai që është i verbër, që nuk ka administruar kurrë pushtetin publik. Pra, mund të ndodhë edhe që t’i nënshtrohesh verifikimit gjyqësor. Duhet mbajtur një vizion i kthjellët dhe racionalitet nga ana e të hetuarit, si edhe nga ana e atij që heton dhe duhet përmbajtur fryma antagoniste e të të mbizotëruarit. Edhe ai që akuzon duhet të kërkojë prova, në favor të atij që hetohet. Në Itali po arrijmë të ndërgjegjësohemi mbi këtë fakt, pra garancitë për të cilat i hetuari ka të drejtë, edhe në fazën paraprake të shpalosjes së fakteve. Përqafime Erion, ty, familjes tënde, miqve të tu dhe qytetit të Tiranës!”, mbyllet mesazhi i d’Alfonsos./   S,M

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV