Për afro 4 orë kryeministri Edi Rama kaloi në sitë të gjithë emrat e propozuar nga drejtuesit politikë të qarqeve që priten të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Për të tretën ditë radhazi, Rama vijoi takimet intensive me të vetët në përgatitje të garës elektorale.
Prej orëve të para të mëngjesit, kreu i qeverisë zhvilloi takime ne një nga vilat qeveritare me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët i dorëzuan shefit të tyre listën me emrat potencial të qarkut që mbulojnë.
Vetë kreu i selisë rozë është shprehur më herët se i duhet Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt, duke lënë kështu të hapur mundësinë për të garuar në kryeqytet.
Sipas përcaktimit të kryesocialistit, disa prej kandiatëve gra do të jenë në listë të mbyllur të sigurt duke përfshirë gjithashtu edhe shumë figura të reja nga të dyja gjinitë.
Për beteja e fortë do të vijojë për socialistët veteranë të cilët do të duhet të përballen në listë të hapur duke synuar sa më shumë vota për vete dhe partinë.
Pjesë e procesit elektoral pritet të bëhen edhe disa kryetarë bashkish, të cilëve fillimisht do tu duhet të dorëhiqen dhe më pas të dalin në garë. Emra të mundshëm pritet të jenë kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo, ai i Tepelenës Tërmet Peci, e Dimalit Juliana Mema dhe kryebashkiaku i Matit Agron Malaj.
Në Qarkun e Korçës lista pritet të jetë si vijon: Niko Peleshi, Enslemvera Zake, Ilir Pendavinji, Ilir Topi, Bledi Como, ndërsa kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, pavarasisht se u përfol, është tërhequr duke i mundësuar kandidimin Zvn.Minsitrit të Bujqësisë Arjan Jaupllarit.
Në qarkun e Vlorës deri më tani pritet të kandidojnë, Bledi Çuçi, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj.
Në Girokastër përveç Mirela Kumbaros dhe kryetarit të bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci, pritet të kandidojë edhe Edjon Maliqi nga platforma deputeti që duam.
Të premten dhe të shtunën kreu i Partisë Socialiste thirri në një takim të gjatë kabinetin qeveritar. Ky takim kokë më kokë i kryeministrit me drejtuesit politikë të qarqeve, vjen 3 ditë përpara dorëzimit të listës zyrtare pranë Komisionit Qendror të zgjedhjeve.
Më datë 12 mars është afati përfundimtar për subjektet garuese që të dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të zgjedhjeve listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë.
/ S,M