Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus zgjedhjet e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe këtë të diel takimet me drejtuesit politikë socialistë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Takimet do të zhvillohen tek Vila 31 në kryeqytet.

Parashikohen takime invididuale të kreut të qeverisë me drejtuesit politikë. Ndërkaq, takimet do të vijojnë edhe të hënën e të martën.

Për dy ditë radhazi, të premten dhe të shtunën, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politike të qarqeve në një takim informal në Pallatin e Brigadave.

Të hënën ne selinë rozë, kryeministri Rama do të mbledhë bordin e diasporës, për të përcaktuar edhe  detajet e fushatës elektorale me emigrantët.

Vetë kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ambicien për afro 1 milion vota, tanimë që në zgjedhje do të marrin pjesë edhe shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë. Referuar të dhënave zyrtare peshën më të madhe vota e diasporës do e ketë në qarkun e Tiranës dhe Fierit. /k.k

Të fundit

Kryeministrja e Letonisë në Tiranë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa  u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të...

Mbërrin në Rinas presidenti Macron, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin Nënën Tereza, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Sheshin...

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ka bërë thirrje për intensifikimin e presionit ndaj Rusisë, në...

Mbërrin në tapetin e kuq presidenti ukrainas Zelensky, takim i përzemërt me Ramën

Mbërrin presidenti ukrainas Zelensky në Samitin e Komunitetit Politik të Europës Ai ka pasur një takim të përzemërt me kryeministrin Edi Rama. Zelensky ka mbërritur në...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë...

Lajme të tjera

Web TV