Një muaj në qeli, reagon Veliaj: Nesër do mbroj veten dhe familjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sërish një reagim teksa është bërë një muaj që po qëndron në qeli.

Teksa ditën e nesërme do të mbahet seanca në Apel, Veliaj thotë se do të rikthehet për të mbrojtur familjen dhe veten. Ai theksoin se kërkesa për pendesë ngjan me gjyqet popullore histerike të viteve 60.

Veliaj u shpreh se presioni që po u bëhet dëshmitarëve duke iu prekur familjen, u përket xhelatëve të një regjimi.

“Përshëndetje miq,
Pas një muaji izolim, nesër do të rikthehem për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar, që beson se:
Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas e s’kanë vend në Shqipërinë moderne.
Shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.
Hetimi i biografisë personale apo vetting-u i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek. XXI.
Kërkesa për pendesë ende pa akuzë, ngjan me gjyqet popullore histerike në vitet ‘60, por jo në 2025.
Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi.
Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës.
Shteti me “Uacap” në ditë pushimi, nga militantë të zellshëm të Saliut, sot hetues të Olsit, është fyerje ndaj reformës ku besuam të gjithë.
Trajtimi i sipërmarresve si “kulakë” dhe përgjimi i njerëzve të biznesit pa fakte, i përket Shqipërisë së pas luftës, jo të demokracisë.
Presioni ndaj dëshmitarëve, duke iu kujtuar burgun, prindërit e fëmijët, u përket xhelatëve të një regjimi, jo demokracisë.
Prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve, portaleve dhe kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë, e veç me dhunë mund të na heqin nga fushata.
Më shumë do të them nesër në seancë!
Shpresoj të jeni mirë! Kush po agjëron, e pastë sa më të lehtë, e kush më ka menduar e më ka mbajtur në lutje, Zoti ju bekoftë!”, shkruan Velaij në reagim. /   S,M

Të fundit

VIDEO/ Tension në derbin belg, Jashari vendos flamurin e Club Brugge në mesin e fushës

Ardon Jashari ishte protagonist në derbi, teksa skuadra e tij, Club Brugge mundi 3-1 Cercle Brugge. Në këtë takim,...

Standarde bashkëkohore/Rama dhe Manastirliu në ambientet e godinës“Angela Merkel”në Kamëz

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektuan punimet në shkollën 9-vjeçare ‘’Angela Merkel’’ në Kamzë, Kjo godinë, e standardeve bashkëkohore,...

‘Perla’ e radhës e Berishës: Rama m’u lut mua për të shkrirë SPAK dhe jo unë atij,

Berisha thotë për gazetarët në konferencë se Rama i është lutur atij për bashkim votash me qëllim shkrirjen e SPAK dhe ishte informuar nëpërmjet...

Të ardhurat nga doganat,rriten me 5.2 % ose 16 milionë euro më shumë se janar-shkurt 2024

Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës. Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave...

Simbolizojnë Ditën e Verës,si të përgatisni ballokumet e Elbasanit. Ja ingredienti sekret

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Lajme të tjera

Web TV