Dita e Verës, aktivitete në qytetet e vendit! Elbasani, kryeqendra e festës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri festohet Dita e Verës, një festë kjo me origjinë të lashtë. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire dhe aktivitete të tjera.

Si po festohet Dita e Verës në qytetet  e vendit

Nënkryebashkiakja e Elbasanit, Klaudia Krasnika tha për ABC News se bashkia do organizojë aktivitete të shumta. Krasnika shtoi se priten mijëra vizitorë në Elbasan.

“Do të nisim me karnavalet, e më pas me panairin e zejeve. Presim mijëra qytetarë. Aktivitetet që sjellim këtë vit kanë risi. Aktivitetet që kemi promovuar, kanë bërë që qytetarët të zgjedhin Elbasanin. Festimet kanë startuar në 9 mars e do të vijojnë deri më 16 mars”, theksoi ajo.

Dita e Verës në Durrës

Dita e Verës festohet dhe në qytetin e  Durrësit. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugë dhe po shijojnë këtë festë simbolike.

Dita e Verës në Lezhë

Edhe Lezha është zgjuar nën atmosferën e festës së Ditës së Verës. Qytetarët kanë dalë së bashku me familjen për të shijuar këtë ditë plot atmosferë.

Legjenda e Ditës së Verës

Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Lexo edhe :  Shtyhet seanca për ish ministrin Fatmir Mediu, gjyqtarja Irena Gjoka me raport mjekësor

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite. Më parë festohej në Elbasan, tani është bërë festë kombëtare./     S,M

Të fundit

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Ndërron jetë Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit

Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit, vdiq në Gjermani, pas shumë dekadash si emigrante në Nju Jork, me qëllim...

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet. Prokurorët federalë kanë bërë të...

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The Economist. Vestiaire Collective është një...

Lajme të tjera

Web TV