Të rinjtë e PD-së nisen drejt Kryeministrisë, në protestë me këngën e fushatës së Bashës

Të rinjtë e Partisë Demokratike janë nisur nga selia e partisë me destinacion Kryeministrinë, ku do protestojnë për mbylljen e TikTok me vendim qeverie.

Me pankarta e parulla ata janë grupuar para selisë blu dhe më pas me këngën “Unstopable” të Sia, që është në fakt edhe kënga e fushatës së Lulzim Bashës, ata kanë marrë rrugën për të godina e Këshillit të Ministrave.

Berisha nga ana tjetër nuk i ka pritur në PD, por u nis nga shtëpia e tij. Të rinjtë drejtohen nga kreu i Forumit Rinor të PD, Besart Xhaferri. /E.T