‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron prapaskenat e Namazgjasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij maratonë, gjatë momentit kur ishte e ftuar një nga kandidatët e komunitetit musliman, Edlira Dyrmishi. Dyrmishi ka hapur bisedën mbi çështjen e xhamisë së Namazgjasë.

Pjesë e bisedës:

Rama: Xhaminë e Namazgjasë e bëri Partia Demokratike? Është më e thellë se kaq apo jo?

Dyrmishi: Unë kam qenë kur e ka inauguruar dhe Partia Demokratike. Të rrimë shtrëmbër të flasim drejtë. Pyetja ishte, a është politike kjo xhami? Unë them që politike ishte vonesa e hapjes dhe merita i takon Kryeministit. Nuk kisha qëllim të hedh një shashkë.

Rama: Këtu ne me politikë merremi. Po flasim për fakte, sipas meje. Namazgjaja u bë, mjet këmbimi. U dha Namazgjaja për xhami dhe u kërkua të bëhej pallat dhe supermarket bashkë me xhami. Jo një xhami në kushtet që është sot. Dhe dihet se kush do bënte pallatin dhe supermarketin dhe kush do bënte xhaminë. Xhamia ishte e bllokuar. Fati e desh që në atë kohë. Dhe u dha Namazgjaja si reagim ndaj ndërtimit të xhamisë te Pallati i Kulturës që ishte një superprojekt dhe aty u këput filmi PD-së se aty iku në opozitë. Kur kam ardhur unë, kam thënë ky projekt nuk bëhet dhe kjo do të jetë vetëm xhami. Jo e afaristëve dhe e komunitetit. Xhamia nuk mund të jetë si shtesë dhe supermarket. Këtë i kam thënë dhe Kryeministrit të Turqisë./E.T

Të fundit

Lapaj: Po presim 1000 vota që t’i marrim një mandat PS në Fier

Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është shprehur se janë pranë fitores së një mandati deputeti në...

Zelensky njofton vizitë në Turqi: Nëse Putin nuk vjen…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se do të fluturojë për në Turqi të enjten për t’u takuar me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan,...

Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që na vë në humor për shëtitje në natyrë, por është edhe stina kur alergjitë bëjnë shfaqjen e tyre. Nëse humori juaj...

150 mln euro për një futbollist? Legjenda e Gjermanisë: “Bayern nuk i ka aq para, por…”

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, mendon se Bayern nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz. Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen,...

17 anëtarë të familjes “El Chapo” u dorëzohen autoriteteve amerikane

17 anëtarët e familjes “El Chapo” Guzmán janë dorëzuar vullnetarisht te autoritetet amerikane ditën e premte, në pikën kufitare San Ysidro, që lidh qytetin...

Lajme të tjera

Web TV