“Berisha desh vdiq, doli si kufomë”, Ngjela për Gërdecin: SPAK ka prova të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 15 mars u përkujtua 17-vjetori i shpërthimit tragjik dhe krimit shtetëror të asaj kohe, ku në Gërdec u vranë në fabrikën e demontimit 26 qytetarë të pafajshëm, punëtorë të fabrikës dhe banorë, teksa pati edhe qindra të plagosur.

Por edhe ditët e sotme drejtësia për atë ngjarje nuk është vënë në vend, pavarësisht këmbënguljes së guximshme të familjarëve të viktimave. Avokati dhe analisti Spartak Ngjela, tha sot (17 mars) në ‘Studio Live’ të Report Tv se ai ishte një ndër krimet më të rënda të ndodhura në 30 vite dhe një biznes që drejtohej nga Berisha dhe familja e tij.

Ngjela kujtoi se Berisha pas 15 marsit 2008 doli në publik si kufomë dhe i vdekur, teksa shprehu besimin se drejtësia do bëhej dhe SPAK-ut i kishin ardhur prova të reja.

“Gërdecin nuk e ka pasur që në fillim SPAK-u, se nuk ishte formuar. Tani të shikojmë se ka shkuar në aspektin juridik brenda SPAK. Unë them se do e çojë, nuk e ka shumë të lehtë, por është organizëm që ka ekspertizë ndërkombëtare. Po pret një ekspertizë të re ndërkombëtare dhe prova është provë. Ai është një ndër krimet më të rënda të 30 viteve të fundit. Do ishte çlirim për koshiencën shqiptare, që të kishte drejtësi dhe ndëshkim. Këta kishin shkuar me një injorancë shpenzimesh në atë rast dhe kjo solli e ndodhi shpërthimi”, tha Ngjela.

I pyetur nga moderatori Arbër Hitaj për dinamikën e ngjarjes pasi kishin kaluar shumë vite dhe atë që kujtonte nga ngjarja, Ngjela theksoi se ai ishte një biznes që drejtohej nga Berisha, i cili gati sa nuk vdiq pas shpërthimit dhe u shndërrua në kufomë, derisa arriti që nëpërmjet segmenteve të drejtësisë ta shpërbënte çështjen që tashmë është rihapur në SPAK.

Lexo edhe :  Të rinjtë e PD-së nisen drejt Kryeministrisë, në protestë me këngën e fushatës së Bashës

“Atë biznes e drejtonte familja Berisha, ajo dihet. Ju s’e mbani mend, por Saliu desh vdiq, doli si kufomë kur doli. Por tani që e ka marrë SPAK, në informacionet e mia kanë ardhur edhe prova të reja, se deri tani nuk kanë pasur besim te pushteti gjyqësor, kurse tani kanë më shumë e do vinë prova. Nuk ka rëndësi sesa do dënohen por të shohim a do dali e vërteta në skenë dhe a do dënohet ai krim? Unë them se po”, përfundoi Ngjela./   S,M

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV