“Erion Veliajn e kanë mbushur me çimka në të gjitha anët”/ Çfarë paralajmëron Berisha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga SPAK se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj “është mbushur me çimka në të gjitha anët”, duke iu referuar përgjimit të tij në qeli.

Sipas tij, ministri Ulsi Manja ka shkuar natën “si mik” tek Veliaj, por në të njëjtën kohë ka urdhëruar vendosjen e pajisjeve të përgjimit në ambientet e tij.

Berisha pretendon se Veliaj është përgjuar kudo, madje edhe në telefon fiks, në shtrat dhe tavolinë.

“Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët,” tha ai, duke akuzuar qeverinë për tejkalim të kufijve ligjorë në përdorimin e përgjimeve.

“Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se ai nuk ka. Ulsi Manja ka shkuar natën si mik duke iu lëpirë Erion Velisë dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Ai është pjesë e këtij kurthi. Nëse donin të vendosnin çimka nuk duhet të merrnin ministra, por të merrnin lejen e gjykatës. Ata edhe në biruca kanë disa garanci. Mos të bëj unë avokatin e Erion Veliajt, mos të zë vendin e Maks Haxhisë.

Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks. Edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me çimka në të gjitha anët. Çdo i burgosur megjithatë ka të drejtat e tij. Përdorimi i kurtheve, t’i çosh Uluziun dhe të kryesh këto veprime, kalon çdo përmasë”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Boll me atë fërshëllimën e zgjatur!’ Rama batuta me të riun në sallë

Kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta politike, teksa pati një episod me të rinjtë...

Oriola Marashi ‘pushton’ rrjetin me një galeri mahnitëse fotosh nga pushimet

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ‘ka ndezur’ rrjetet sociale me një postim të ri nga një destinacion tropikal. Modelja ka publikuar një seri të gjatë...

Turizmi lakmohet nga të huajt, 32 mijë biznese me kapital 80% regjistrohen në vend

Turizmi është sektori më i lakmuar i investitorëve të huaj. Në dy vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 32 mijë biznese me...

“Në 11 maj, takim me historinë”/ Rama: Berisha, nuk pritet me krahë hapur në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, shqiptarët do të vendosin fatin evropian të Shqipërisë. Nga Elbasani, Rama u shpreh se Sali Berisha nuk...

Tëmeti në Mianmar, të paktën 144 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Në Mianmar, bilanci zyrtar i fundit i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.7, i regjistruar mëngjesin e sotëm, është të paktën 144 të vdekur...

Lajme të tjera

Web TV