“Mbyllja e TikTok nuk është zgjidhje”/ Ekspertja: Aplikacioni zëvendësues më i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri ka shkaktuar reagime të shumta, duke ndarë përdoruesit në dy kampe. Disa e shohin atë si një masë të nevojshme, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një kufizim të panevojshëm.

Sipas ekspertes së IT, Denisa Kele, problemi nuk është vetë ekzistenca e TikTok-ut, por mënyra se si përdoret nga shoqëria.

“Mediat sociale janë thjesht një pasqyrë e asaj që reflektojmë si shoqëri. Dhe e gjithë baza është te parimi si shoqëri, dhe duhet të bëjmë një pikëpyetje shumë të madhe sot: pse shoqëria jonë ka kaq shumë urrejtje, pse kjo urrejtje më pas transmetohet në një media sociale siç është TikTok-u?”, tha Kele [per Vizion Pus.

Sipas saj, një zgjidhje më efektive do të ishte vendosja e filtrave kufizues në vend të ndalimit të plotë.

“Patjetër, TikTok-u ka pasur rrezikshmëri të lartë pasi nuk ka pasur filtra si rrjetet e tjera sociale. Por unë padyshim mendoj se qeveria shqiptare, nëse do të kishte bashkëpunim, mund të vendoste rregullatorët e saj dhe të mos e censuronte plotësisht”, tha Kele.

Ndërkohë, përdoruesit po orientohen drejt aplikacioneve alternative, mes tyre edhe Clapper, i cili, sipas ekspertes, mund të jetë edhe më i rrezikshëm. Ajo këshillon të shmanget përdorimi i këtij aplikacioni, pasi edhe ai, njësoj si TikTok-u, ka mungesë filtrash dhe mekanizmash mbrojtës./    S,M

Të fundit

‘Një kryeministër i ri do të vijë…’ / Astrologia e njohur bën parashikimin e bujshëm

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku shqiptarët me votën e tyre do të zgjedhin...

PS mbyll fushatën/ Balla thirrje diasporës: Dërgoni dhe ato pak vota që kanë ngelur

Në takimin përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë, Taulant Balla përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë për pjesëmarrjen e tyre të kënaqshme në zgjedhjet...

“Ferri mbi tokë”, lufta në -60 gradë celsius me mijëra të viktima, por jo nga armët

Konflikti mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit ka nisur që në vitin 1947, menjëherë pas ndarjes së Indisë Britanike dhe krijimit të...

Manastirliu: 11 maji, ditë historike! Tirana ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave

Manastirliu ftoi të gjithë të rinjtë që zgjedhjet e së dielës të votojnë Partinë Socialiste. Më tej u shpreh se Tirana ka folur përmes fuqisë...

Agron Shehaj mbyll fushatën në Tiranë/ Ne nuk shitemi! “Mundësia” në krahë të shqiptarëve

Kryetari i Partia Mundësia, Agron Shehaj ka shpalosur vizionin e forcës politike që ai drejton për një Shqipëri që ia del me punë, pa...

Lajme të tjera

Web TV