Fantazi apo e vërtetë? Kreu i PD-së Sali Berisha akuzon Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja se ka urdhëruar vendosjen e aparatëve përgjues në qelinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Divergjencat brenda kampit kundërshtar në kohë fushate.
Në nisje të fushatës elektorale politika, majtas dhe djathtas një nga elementët kryesorë ka edhe krijimin e divergjancave dhe gjetjes së “armiqve” brenda kuhdërshtarëve poliotikë. Kreybashkiaku I Tiranës Erion Veliaj u la në masën e siguriusë “arrest me burg pa afat” edhe nga Gjykata e Apelit të GJKKO-së. Një nga argumentet e forta të Prokurorisë Speciale SPAK ishin disa përgjime telefonike dhe abinetale ndaj Veliajt dhe sipas prokurorisë kreu I bashkisë Tiranë edhe nga qelia kishte dirigjuar sulm ndaj prokuorëve dhe anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimeve. Për këtë çështje Berisha ka një tjetër shpjegim. Sipas tij, Ministri I Drejtësisë Ulsi Manja, aktualisht edhe drejtues politik për zgjedhjet e Përgjithshme në qarkun Lezhë ka dhënë urdhër për ti vendosur pajisje përgjuese në qeli dhe në çdo abient tjetër ku komunikon Erion Veliajt. Këtë deklaratë kryedemokrati, Sali Berisha e dha pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, ka treguar prapaskenat, sipas tij, të përgjigjimit në qelinë e paraburgimit në Durrës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ish-kryeministri deklaroi se Erion Veliaj është futur në kurth nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili Berishës, i ka dhënë garanci kryebashkiakut se nuk do të përgjohej. Por theksoi kreu i PD-së, “atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët”. Sali Berisha deklaroi se Erion Veliaj është regjistruar duke folur në telefon, madje edhe duke fjetur në shtratin e tij në qeli. “Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij. Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra”, tha Berisha. Sipas Berishës, Ulsi Manja i ka shkuar natën si mik në qeli Erion Veliaj dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. “Po a mund t’u pyes ju se si ia keni fshehur popullit Redaktorin? Ju i keni thënë të gjitha, por kur fshihni Redaktorin që dihet se është Edi Rama… Megjithatë edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij. Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se atë nuk ka. I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset. Uluziu pra është pjesë e këtij kurthi. Në fakt, ta dini mirë, po edhe këtë nuk e thanë gazetarët, kur u ul Erioni në bankën e gjykatës dhe prokurori tha se kemi një dosje shtesë, atij pothuajse i ra të fikët, as gëk as mëk nuk bëri. Unë ua them këtu me përgjegjësi, atij desh i ra tavani se nuk e priste të ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dhënë çdo garanci se ai është njeriu i partisë siç ka qenë. Në asnjë rast pabesia nuk shpërblehet. Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë më të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli. Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci. Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij”, deklaroi Berisha.
Integrimi i Ballkant Perëndimor, Berisha:
Pengesat e anëatarësimit për faj të narkoshtetit
Kryetari i PD, Sali Berisha, mori pjesë në takimin e Partive Popullore Evropiane me temë “Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit, sfidat dhe pengesat” “e cila u mbajt në Podgoricë. Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se nga këndvështrimi i opozitës, ngadalësimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, është për faj të narkoshtetit. “Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar”, u shpreh Berisha. Rikthimin e tij në takimin e PPE, Berisha e cilësoi të shkëlqyer. “Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do ti ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipulur gjer sot opinionet”, tha Berisha. Pyetjes nëse është kjo koha e rikthimeve të Sali Berishës, Berisha deklaroi se kjo është e vërtetë.