Mjeku nga Shkupi tregon tmerrin që përjetuan ditën e tragjedisë në Maqedoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut me 59 humbje jete, në emisionin “People” ishte i ftuar Xhunejd Ademi, mjek i i Shtëpisë së Shëndetit Publik për të folur si një i pranishëm në ndihmën e shpejtë të dhënë ndaj të plagosurve.

Mjeku shpjegon momentet e vështira që nga fillimi kur duheshin organizuar ai së bashku me ekipet e shpejta për në vendngjarje.

“Na lajmëruan se është ndezur një zjarr në Koçan, duhej të organizoheshim mirë sepse na u raportua në fillim se kishte 20 viktima. Pastaj 3 ekipet e para kishin filluar të shkojnë në vendngjarje në Koçan, për ti dërguar të plagosurit në spitalet më të afërta si ajo në Shtip. Transportimi u bë edhe prej faktit që kapacitetet nëpër spitale janë të vogla.

Ambulanca të shumta i kanë marrë pacientët e djegur në gjendje kritike dhe i kanë sjellë në klinikat e Shkupit. Si ndihmë e shpejtë, ne morëm dy të rinj, një djalë 20 vjeç dhe një vajzë 17-vjeçe me djegie të thella të shkallës së dytë dhe të tretë që përpiqeshim ti mbanim të vetëdijshëm rrugës për në spital, ku na prisnin ekipet e tjera”, tha mjeku i Shtëpisë së Shëndetit Publik.

Më tej, Ademi shpjegon kontaktet e afërta që ka pasur edhe me familjarët e të lënduarve që sipas mjekut, kjo e bënte akoma më të vështirë punën e tyre.

“Momentet e para, të plagosurit ishin në gjendje kritike për ti marrë e për ti sjellë në Shkup. Kur mbërritëm në urgjencë, pashë familjarët që prisnin lajme se çfarë po ndodhte me fëmijët e tyre, nëse janë gjallë apo jo. Ishte ditë dramatike.

Një baba u afrua, duke iu dridhur zëri, më pyeste për vajzën e tij që nuk po e gjente askund… dhe as sot nuk di si t’i përshkruaj ato sekonda që ndjeva. Me pak fjalë, ndamë një dhimbje që na bëri të ndiejmë se sa të vogël jemi përballë fatkeqësisë.

Numri tani i viktimave nga institucionet është 59, por ka akoma shumë të plagosur në gjendje të rëndë të cilët janë transportuar në disa shtete. Ishte tyragjedi e madhe për shtetin tonë”, tha Xhunejd Ademi./    S,M

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV