Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur dy shkarkime në këtë institucion.

Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj, e cila në urdhrin e tërhequr nga Veliaj do t’i delegoheshin detyrat e kryetarit.

Gjithashtu ka firmosur edhe shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi.

Çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës:

Pas lëvizjeve në Bashkinë e Tiranës, reagoi vetë Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se pas shkarkimit, kishte vendosur ta rikthente Anuela Ristanin në krye të këtij institucioni.

Siç shprehej ai ridelegimi i kompetencave te Sara Goxhaj ishte keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.

“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm”, shkruan Veliaj.

Sa i takon raporteve me kryeministrin Rama, Veliaj hedh poshtë çdo pretendim për përplasje, duke thënë: “Me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje”.

LEXO EDHE: Veliaj rikthen sërish Anuela Ristanin kryetare të komanduar të bashkisë Tiranë, kryebashkiaku reagon nga qelia: Ridelegimi ishte keqkuptim! Përplasja me Ramën? Kam vetëm mall të takohem

Reagimi i plote i Erion Veliajt

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

 

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

Lexo edhe :  Mbështetje për 50 mijë studentë, bursa sa paga minimale për programet prioritare

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”.

URDHRI I VELIAJT

“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË”

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,

URDHËROJ:

Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

KRYETARI Erion Veliaj/

S.M

Të fundit

Cilat janë sektorët me pagat më të larta në privat?

Paga mesatare në sektorin financiar, në fund të viti 2024 arriti në 163 mijë lekë. E ndjekur nga sektori...

‘Ta martojmë Shqipërinë”/ Rama: ‘Nusen’ më të bukur ta fusim në familjen më të fortë!

Kryeministri Edi Rama për të thënë se Shqipëria duhet të futet në Bashkimin Evropian tha se “nusen më të bukur duhet ta fusim në...

Dita Ndërkombëtare e Parfumit/ Një art për tu zbuluar përmes kurseve dhe shijimeve

Dita Ndërkombëtare e Parfumit festohet çdo vit më 21 Mars, ditën e fillimit të pranverës, në mbarë botën. Dhe është një mundësi për të...

Batutat e Ramës: Unë jam martuar disa herë, por martesa e duhur është shpëtim

Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Tiranës, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas batutat...

SHBA godet Berishën: SPAK e akuzon për korrupsion, favorizoi familjen e tij

Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e forcave të rendit dhe të zgjerojë...

Lajme të tjera

Web TV