Nutricionistja zbulon përfitimet shëndetësore që i vijnë trupit tonë nga agjërimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nutricionistja Tea Brame ka folur sot për përfitimet shëndetësore nga agjërimi. E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo ka folur më shumë mbi benefitet që i vijnë trupit nga agjërimi, por po ashtu dhe gabimet që bëhen më së shpeshti gjatë konsumimit gjatë syfyrit apo iftarit…

Çfarë i ndodh trupit tonë gjatë agjërimit?

Tea Brame: Nga ana shëndetësore, do të specikoja të parën fare, uljen e niveleve të insulinës në gjak, pra sheqerit në gjak. Është shumë shumë i ulët shqeri në gjak, kjo është e mirë sidomos për personat që vuajnë me diabet të tipit 2.

Pra praktikisht, nëse mbajnë Ramazan, personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, do të kenë një ulje të insulinës. Diçka tjetër që dua të them dhe kjo është shumë e rëndësishme gjithashtu. Ekziston një proces në trupin tonë që quhet autofagi.

Autofagia ka të bëjë me riparimin qelizor, ose e thënë ndryshe, qelizat tona fillojnë e rikuprojnë pjesët e tyre të dëmtuara gjatë momentit që mbajmë Ramazan. Kjo ndodh sepse mungon sheqeri dhe i japim kohë trupit të rikuperohet.

Në momentin që ne nuk konsumojmë ushqim për një kohë të gjatë, fillon trupi që të djegë masën e vet dhjamore, sepse ha vetveten, i duhet energji për të funksionuar. Dhe ha pikërisht këto pjesët që janë në dëmshme për organizmin.

Tek pjesët e dëmshme hyn dhe dëmtimi qelizor, gjë që i jep kohë procesit të ndodhë për t’u riparuar. Tek ky dëmtimi qelizor, ne kemi dhe stresin oksidativ, ose e thënë ndryshe ato qelizat e helmuara.

Stresi oksidativ helmon qelizat dhe këto kthehen në qeliza kancerogjene. Gjatë muajit të Ramazanit, ekziston probabiliteti i reduktimit të qelizave kancerogjene. Pra praktikisht ne po e ndihmojmë veten tonë për t’u rikuperuar dhe për të shfarrosur qelizat kancerogjene./   S,M

Të fundit

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori amerikan, Wings Houser, një figurë ikonë në film dhe televizion, vdiq më 15 mars në Los Angeles për...

Anglia dyfishon shifrat ndaj Shqipërisë, realizon Kane

Angli 2-0 Shqipëri Shqipëria  përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur...

E lidhur apo single?! Livia flet pa ‘doreza’, zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin

Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe...

E rëndë! Shqiptari vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është...

Një burrë përpiqet të tallë një grua në një palestër dhe fundi është epik

Kjo video është bërë virale orët e fundit. Ky burrë donte të tregonte forcën e tij me këtë ushtrim deadlift dhe sfidoi vajzën.

Lajme të tjera

Web TV