“Berisha s’ka më çfarë t’u japë demokratëve”, Basha: Kush voton PD-në, voton Ilir Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Deputetëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh se Sali Berisha nuk ka çfarë t’i japë më Partisë Demokratike dhe demokratëve.

Në argumentin e tij, Basha teksa bëri thirrje të votohej numri katër i partisë që përfaqëson në zgjedhje, tha se kush voton PD-në më 11 maj, voton Ilir Metën dhe rrangallat e vjetra të politikës.

“Mos t’i mbajmë demokratët me gur në trajse dhe t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Berisha nuk i shërben më PD-së dhe nuk ka çfarë t’i japë më demokratëve. Ky është momenti që të zgjohen dhe të afrohen me Koalicionin Euroatlantik, se këtu nuk do gjejnë njerëz që kanë ngritur kartona për të liruar të korruptuar dhe mbyllur lista. PD-ja tani nuk është më ajo që e duan të gjithë. Të votosh PD-në tani, do të thotë të votosh Ilir Metën, të korruptuar dhe të arrestuar. Do të thotë të votosh Jozefina Topallin që bashkoi më 2021 votat me Edi Ramën në Shkodër. Vota për Sali Berishën është votë për Metën dhe rrangallat e korrupsionit. E vetmja votë është për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin katër”, tha Basha

Në fund, Basha tha se SHBA-të nuk kanë hequr dorë nga Shqipëria dhe mbështetja e luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Teksa bëri një rezyme të bashkëpunimit të tij me partnerët ndërkombëtarë si kur ishte në pozitë si ministër, ashtu edhe në opozitë, shtoi se ndihma ndërkombëtare do vijonte.

“SHBA mbështesin luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mos nënvlerësohet heshtja momentale e tyre për shkak të tranzicionit momental”, tha Basha./    S,M

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV