Pas vendimit të qeverisë për ndërtimin e fabrikës së armëve në Shkozë, janë ngritur në këmbë banorët dhe Partia Demokratike. Këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kritikuar ashpër këtë vendim, duke e quajtur të paligjshëm dhe një shkelje të hapur të ligjit. Ata kanë kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak për të trajtuar këtë çështje dhe për të kundërshtuar kalimin e pronës në duar të qeverisë për qëllime ushtarake.
Vendimi i qeverisë për të kthyer ish-Uzinat e Autotraktorëve në Shkozë në një fabrikë prodhimi armësh dhe municionesh ka shkaktuar një alarm te banorët e zonës, të cilët shprehen të shqetësuar për sigurinë e jetës së tyre. Ky vendim është përshkruar si një rrezik i madh për jetën e qytetarëve të zonës, të cilët frikësohen se mund të bëhen viktima të aksidenteve të mundshme apo të pasojave të tjera që mund të sjellë një fabrikë armësh në një zonë të banuar.
Shqetësimi i qytetarëve ka vënë në
lëvizje Partinë Demokratike, e cila ka reaguar ashpër. PD akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për një veprim të papërgjegjshëm, duke ndërhyrë në kompetencat e pushtetit vendor dhe duke shkelur të drejtat e banorëve të Shkozës. Sipas PD, qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë që më parë ia kishte kaluar Bashkisë Tiranë dhe ka transferuar këtë pronë në duar të Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e fabrikës së armëve.
Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka kërkuar që Këshilli Bashkiak të mblidhet urgjentisht për të trajtuar çështjen dhe për të dënuar publikisht këtë vendim të qeverisë. Ai theksoi se ky veprim është një shkelje e ligjit të Vetëqeverisjes Vendore, pasi vetëm Këshilli Bashkiak ka të drejtë të menaxhojë pronat e Bashkisë.
PD ka kërkuar që të ndalen ndërtimi i fabrikës dhe të shqyrtohen alternativa të tjera për përdorimin e asaj prone. Sipas opozitës, për qëllime ushtarake, ka mjaftueshëm objekte dhe terrene që mund të përdoren në zona të tjera më të përshtatshme dhe larg zonave të banuara. PD ka theksuar se është e nevojshme të ndërtohen objekte sociale, si çerdhe, kopshte, shkolla dhe fusha sportive, për të mbështetur jetën e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe familjeve që jetojnë në zonën e Shkozës.
Këshilltarja demokrate e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për të ndërtuar një fabrikë prodhimi armësh luftarake në zonën e Shkozës, një vendim i firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku. Ajo ka cilësuar këtë vendim si një shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, duke shtuar se qytetarët e Shkozës vazhdojnë të jetojnë në një ambient të pasigurt dhe paligjor.
Zhulali theksoi se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka të drejtën ekskluzive për të autorizar veprimet që lidhen me pronat e Bashkisë, dhe se vendimi i Këshillit të Ministrave është në shkelje të ligjit. “Ne kemi depozituar një kërkesë për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak, pasi vetëm ky organ mund të marrë vendime për pronat e Bashkisë. Ky vendim kërkon shumicën absolute, pra tre të pestat e këshillit, dhe synohet që të anashkalohet ky proces,” u shpreh Zhulali.
Ajo kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se ka kapur funksionet e kryebashkiakut dhe ka shkelur ligjin për qeverisjen vendore. “Shteti funksionon me dokumente dhe nuk e dimë sot kush e drejton Bashkinë e Tiranës. Ky vendim është marrë pa konsultuar qytetarët dhe jam e sigurt se nëse do të pyeteshin, ata do të ishin kundër këtij vendimi,” theksoi Zhulali.
Këshilltarja demokrate kërkoi që qeveria të ndalojë këtë projekt dhe të respektojë të drejtat dhe kërkesat e qytetarëve, si dhe të sigurojë që të gjitha vendimet të merren në përputhje me ligjin dhe me miratimin e Këshillit Bashkiak. Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale.
Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas këtij vendimi, godinat do të përdoren për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë armë dhe municione. Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale.
Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas këtij vendimi, godinat do të përdoren për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë armë dhe municione.