Tërmeti shkatërrimtar në Myanmar/ Shkon mbi 1600 numri i viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm ka shkuar në 1,644, ndërsa 3,408 të tjerë janë të lënduar.

Mediat e huaja shkruajnë se 139 persona të tjerë raportohet se janë të zhdukur në të gjithë vendin. Pamjet dramatike tregonin momentin kur një ndërtesë disakatëshe u shemb në rrënoja në qytetin Mandalay – afër epiqendrës së tërmetit. Të mbijetuarit në qytet gërmuan me duar në një përpjekje për të gjetur njerëz të bllokuar.

Tërmeti goditi rreth orës 12:50 me orën lokale të premten, në një thellësi të cekët prej 9,6 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 10 milje nga Mandalay.

Tajlanda fqinje u prek gjithashtu nga tërmeti, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur, tetë të lënduar dhe 47 të zhdukur. Ndërtesat në pesë qytete dhe qyteza të Mianmarit u shembën, së bashku me një urë hekurudhore dhe një urë rrugore në autostradën Yangon-Mandalay, njoftuan mediat shtetërore. Gjithashtu shpërtheu një digë.

Kulla e kontrollit në aeroportin Nay Pyi Taw, që i shërben kryeqytetit Naypyidaw, u shemb, që do të thotë se pistat nuk mund të përdoren.

Fatkeqësia natyrore – tërmeti më i madh në këtë rajon në gati 80 vjet – vjen pasi vendi është në një lufte civile.

Përpjekjet e kërkimit vazhduan të shtunën në mëngjes në Bangkok, ndërsa guvernatori i qytetit, Chadchart Sittipunt, tha se njerëzit besohej të ishin gjallë në rrënojat në tre kantiere ndërtimi, duke përfshirë një ku u shemb një ndërtesë e lartë e ndërtuar pjesërisht./   S,M

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV