Begaj përkujton dëshmorin e UÇK Indrit Cara, inaugurohet monumenti në nder të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të “Dëshmorit të Kombit” Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies së tij në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në këtë rast, u inaugurua monumenti kushtuar heroit nga Kavaja.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” si shenjë respekti për sakrificën e Carës, i cili la jetën në frontin e luftës për lirinë e Kosovës.

Në fjalën e tij Begaj theksoi, vendosmërinë dhe atdhedashurinë e Indrit Carës, i cili la Anglinë për t’iu bashkuar luftës për liri, duke e cilësuar atë një simbol të guximit dhe frymëzimit për brezat e rinj.

“Ai lindi në Kavajë, por sot i takon Kosovës, i takon Shqipërisë, i përket shqiptarisë. Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar”, u shpreh Presidenti Begaj.

Duke e vlerësuar sakrificën e tij si një udhërrëfyes për të ardhmen, ai nënvizoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të amanetit të dëshmorëve për një komb të bashkuar dhe një Kosovë të fortë e të lirë.

Në vijim të ceremonisë, Presidenti Begaj, përmendi me nderim edhe figurat historike që udhëhoqën përpjekjet për çlirimin e Kosovës, duke përfshirë Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin dhe Adem Jasharin, ndërsa theksoi përgjegjësinë e politikës dhe shoqërisë për të ruajtur vlerat dhe idealet për të cilat ata luftuan.

Gjatë vizitës në Kavajë, Presidenti u prit nga kryetari i bashkisë, Fisnik Qosja, dhe zhvilloi një takim me të, ndërsa vizitoi edhe Muzeun Etnografik të qytetit, i cili është restauruar së fundmi./e.t

Të fundit

Meta kërkoi divorcin nga Monika, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar...

Rama ironizon Berishën/ “Filloi avazi, po vidhen votat”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur...

‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari! Shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten. Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2%...

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona. Por ka të dhëna që...

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

Lajme të tjera

Web TV