Shtyhet afati për Deklaratën ‘DIVA 2024’/ Ja data e re për tatimpaguesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet afati për dorëzimin e Deklaratës ‘DIVA 2024’, e njoftuar fillimisht për ditën e sotme.

Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se meqënëse sot, datë 31 mars 2025, është pushim zyrtar për shkak të festës së Fitër Bajramit, ka një shtyrje afati me 1 ditë.

Tatimpaguesit njoftohen se afati i fundit për dorëzimin e ‘DIVA 2024’ është data 1 Prill 2025.

Kujtojmë se personat që duhet të plotësojnë këtë deklaratë janë individët rezidentë dhe jorezidentë, që gjatë vitit 2024: kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë, janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit, realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Ata duhet të plotësojnë “Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale”, si detyrim ligjor i individit, subjekt i deklarimit.

Parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1.2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi./S,M

Shtyhet afati për Deklaratën 'DIVA 2024'/ Ja data e re

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV