U përpoq të arratisej nga policia, reperi i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreperi Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, vdiq në ditën e ditëlindjes së tij të 39-të në Atlanta, pas një konfrontimi me policinë.

Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital.

Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët, shkroi Neë York Post.

Bailey u dërgua menjëherë në spital, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.

Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e bumit të hip-hop-it në vitet 2010 dhe ka lënë pas disa projekte të suksesshme. Kënga e tij më e fundit, “Trap’s Last Hope”, u publikua në mars të vitit të kaluar./e.t

Të fundit

Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Zbulon çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës

Çmenduria e një jave më parë që riktheu reshjet e borës dhe ulje drastike të temperaturave, duket se ka...

Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Është vetëm çështje ditësh a javësh që qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Itali, të mund të gëzojnë pension...

Nis fushata, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

Është zbuluar ditën e sotme slogani zyrtar i Partisë Socialiste. “Me Edin dhe PS”, është ky slogani që Partinë Socialiste do ta shoqërojë gjatë kësaj...

PD çel sot fushatën/ Salianji mesazh qytetarëve: Ejani në shesh, jam dhe unë aty

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndonëse ndodhet pas hekurave, ka bërë një thirrje të fortë për pjesëmarrje në çeljen zyrtare të fushatës për...

Rekordi historik për arin, çmimi tejkalon 3200 dollarë pas tarifave të Trump

Çmimi i arit ka tejkaluar 3200 dollarë për 28.3 gram për herë të parë pasi investitorët i drejtohen të ashtuquajturave asete të sigurta. Franga zvicerane,...

Lajme të tjera

Web TV